Ansambli nga Suedia fitoi çmimin më të lartë te festivalit

Diaspora

Ansambli nga Suedia fitoi çmimin më të lartë te festivalit

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:13
Vallëtarët e shoqatës ”Liria” nga Suedia morën Shpërblimin special të Festivalit

Në Viti, Kosovë, ka përfunduar Festivali i XVI ”Flakadani i Karadaku”, i cili mbahet për ?do vit në shenjë të përkujtimit të veprës heroike të dëshmorit të kësaj ane Njazi Azemi, i njohur si Komandant Mjekrra. Ai edhe kësaj here u organizua nga Drejtoria komunale e Kulturës dhe në të për gjashtë ditë me radhë, pubkliku nga Vitia dhe rrethina pati nderin të shijhojë vlera të shumnta kulturore e sportive që kultivohen nga profesionistë dhe amatorë shqiptarë nga shumë mjedise të Kosovës, nga Shqipëria, Lugina e Preshevës, trevat shqiptare të Maqedonisë dhe të Malit të zi si dhe nga diaspora shqiptare.

Për herë të parë në këtë manifestim sivjet u prezantuan edhe krijues e kultivues të folklorit shqiptar nga Suerdia. Në Orën e madhe letare të Festivalit, me këtë rast u promovuan veprat e dy krijuesve nga Suedia. Ahmet Bella promovoi antologjinë të shkruar në gjuhën suedeze ”Ett regn av tonner” (”Një rrëbesh tonesh”), në të cilin janë prezentuar kompozitorët shqiptarë nga Kosova. Për këtë libër i cili është mirëpritur në qarqet krijuese të Suedisë, foli Sami Piraj, i cili këtë veper e vlerësoi lartë, duke theksuar se përmes tij, lexuesi suedez dhe studiuesit e muzikës në atë shtet nordikë kanë mundësinë që në gjuhën e tyre të njihen me kompozitorët tanë dhe veprat e tyre.

Për librin e Ramadan Reshitajt ”Me tanët në Suedi” një kumtesë paraqiti Ismail Jashanica. Ai me këtë rast, mes tjerash tha se në këtë vepër prezantnohen veprimtarët shqiptarë dhe malli i mërgimtarëve tanë në Suedi. Në të vërtet autori këtu ka përmbledhur një varg reportazhesh të cilat më parë i ka emituar në valët e radios shtetërore suedeze, me të cilët ka bashkëpunuar një kohë të gjatë. Secili protret i prezantuar në libër, në të vërtet është një tregim në vete, ku përshkruhen ditët e para në mërgim, malli i pashuar për atdheun, gëzimet për pavarësinë e Kosovës por edhe dëshirat që atdheu të bëhet edhe më i mirë.

Befasi e këndshme e festivalit të sivjem ishte paraqitja e vallëtarëve të Shoqatës Shqiptare ”Liria” nga qyteti i Vekshjos të Suedisë. Ata në këtë festival kanë ardhur për të përfaqësuar Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi, i cili për cdo vit në këtë shtet skandinav organizon Festivalin e Folklorit shqiptar në diasporë. Në festivalin e vjem, që ishte edhe i dhjeti me radhë, vallëtaret shqiptarë të shoqatës ”Liria” kanë zënë vendin e parë, dhe si shpërblim për këtë sukses, Unioni i shpërbleu edhe me pjesëmarrje në Festivalin ”Flakadani i Karadakut”.

Dy koreografët e kësaj shoqate, Agron Hyseni dhe Sabahate Lutfiu, kishin zgjedhur disa valle për t´u prezantuar në Festivalin e Vitisë. Ata të dy, por dhe ansambli i shoqatës i përbërë nga 15 goca dhe djemë të lindur dhe të rritur në Suedi, bashkë me mallin për trollin e prindërve, sollën me vete edhe frikën dfhe stresin se si do të prezantoheshin në këtë festival me traditë. Prandaj, dëshira e tyre ishte që të vallëzonin jashtë konkurrencës, të vetëdijshëm se nuk do të mund të konkurronin me shoqëritë kjulturore artistike të Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare.

Droja e tyre se do të dështonin  u bë edhe më e madhe kur gjatë natës së parë përcollën programet e katër SHKA-ve, nga Vitia, Presheva, Obiliqi dhe Maqedonia. Por në natën e dytë ndodhi mrekukllia. Përnjëherë pas prezantimit të programit, nga e njhohura Siulvcana Braqe, vallëtarët mërgimtarë, që në lëvizjet e para, përvetësuan zemrat e publikut. Salla e Shtëpisë së kulturës në Viti u m bushë me duartrokitjet e publikut, i cili në ritëm sshoqëroi tërë prtogramin e vallëtarëve të ”Lirisë” nga Vekshjo e Suedisë.

Kryetari i Jurisë profesionale, profesori i muzikës, Sami Piraj, edhe ai i entuziasmuar me paraqitjen e vallëtarëve mërgimtarë, tha se asnjëherë më parë në këtë sallë dhe në festivalet e mëparshme nuk ka ndodhur që me kaq duaretrokitje të publiku në sallë të përkarh ndonjë ansambël tjetër. Me paraqitjen soilide të tyre ishte i befasuar për të mirë edhe anëtari tjetër i jurisë, mjeshtri i koreografisë Daliver Kryeziu. Gocat dhe djemtë shqiptarë nga Suedia, me paraqitjen e tyre solide, lanë përshtypjen e profesionistëve, edhepse që të gjithë, përfshi edhe koreografët janë amatorë dhe vallëzimin e kanë vetëm hobi.

Ata dëshmuan se me sa përkushtim kultivohet folklori dhe tradita shqiptare edhe në Suedinë e largtët.

Dhe mundi i tyre u shpërblye. Juria një zëri u ndau Shpërblimin Special të Festivalit, i cili llogaritet si më i ?muari.

Shoqata ”Liria” e Vekshjos por edhe Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi ky ”Liria” është njëra nga 40 shoqatat anëtare, janë krenarë me suksesin e këtryre vallëtarëve. Ndërsa publiku i Vitisë dhe veprimtarët që merren me kultivimin e folklorit shqiptar, do të kenë kujktime të gjata për këto vallëtare e vallëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat