Londër: Dënohet grupi i kokainës, 45 vjet burgim për 9 shqiptarët

Diaspora

Londër: Dënohet grupi i kokainës, 45 vjet burgim për 9 shqiptarët

Më: 29 mars 2017 Në ora: 10:10
Një grup kriminal shqiptar

 

Një grup kriminal shqiptar, i përfshirë në shpërndarje droge të klasit të parë, më saktë kokainë, në jug të Anglisë, është dënuar nga drejtësia britanike me 45 vjet burg.

Ata u arrestuan gjatë bastisjeve të policisë në qershor të vitit të kaluar në qytetet bregdtare të Brajtonit dhe Hov,  ku para’ të thata, kokainë dhe automjete me vlerë disa qindra mijëra stërlina u kapën nga policia britanike.

Tetë nga nëntë pjesëtarët e grupit kriminal ishin shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, grupit iu kapën edhe sasira  alkooli të kontrabanduar ilegalisht në ambiente dhe lokale që frekuentoheshin nga shqiptarët, pub-e, qebaptore, tre kafene dhe mini-markete. Të nëntë të arrestuarit e pranuan akuzën e konspiracionit për furnizmin me kokainë.

Sipas shtypit vendas, drejtuesi i grupit, Mevlan Dema pranoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Kryeinspektori detektiv Steve Boniface i Policisë së Suseksit thotë se “policia tani do të aplikojë në gjykatë për sekuestrimin e aseteve dhe çdo përfitimi që ata kanë bërë nga ky aktivitet kriminal”.

Ai shton se “shumica e komunitetit shqiptar që jeton në qytetin e Brajtonit kontribuojnë për komunitetin dhe ekonominë e Britanisë në mënyrë pozitive dhe të rregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat