Familja shqiptare në Suedi i shpëton mrekullisht sulmit terrorist: Kaluam një ...

Diaspora

Familja shqiptare në Suedi i shpëton mrekullisht sulmit terrorist: Kaluam një ...

Më: 7 prill 2017 Në ora: 17:14
Sulmi terrorrist në Suedi, dëshmitarët kanë treguar se janë dëgjuar të shtëna.

Suedia është tronditur këtë të premte nga një ngjarje e rëndë ku një kamion hyri në rrugën më të frekuentuar nga këmbësorët duke lënë viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Kamioni u përplas me një turmë njerëzish ndërkohë pranë një qendre tregtare në Stokholm.

Në këtë ngjarje të rëndë kanë qenë edhe shtetas shqiptarë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar.

“Isha në vendngjarje dhe pashë tmerr me sy, njerëz që shtypeshin me njëri-tjetrin për së gjalli nga frika e kamionit, i cili ngjasonte me një bishë të etur për jetë njerëzish. Situata është bërë alarmante dhe vendi i ngjason ndonjë shtetrrethimi, po flitet se është sulm terrorist, por s’ma do mendja, sepse Suedia është shtet që pret mirë çdo fe dhe racë njerëzore, s’besoj se do zgjidhej Suedia për një sulm të tillë. Fatmirësisht unë dhe familjarët e mi jemi mirë, por sot kaluam një hororr, më dhimbsen shumë ata të pafajshëm që vdiqën”, përfundoi shqiptari nga Suedia”, – shkruan ai për JOQ.

Nuk dihet ende nëse është një sulm terrorist, por policia ka nisur menjëherë evakuimin e banorëve nga e gjithë zona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat