Çfarë po ndodhë me qendrën kulturore të Ministrisë së Diasporës në Suedi?

Diaspora

Çfarë po ndodhë me qendrën kulturore të Ministrisë së Diasporës në Suedi?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 8 prill 2017 Në ora: 00:42
Suedi

Derisa në vitin 2014 në mënyrë solemne ne prezencë të disa personaliteteve ne mesin e të cilëve ishte edhe ministri për diasporë Makolli, e hapi solemnisht disidenti i kombit Adem Demaqi, ne vitin 2015 me një vendim pa asnjë arsyetim e mbylli sekretari permanent ne ministrinë e diaspores Osman Shahini?

Mërgata shqipëtare në Suedi duke iu falenderuar njerzve të devotshem dhe atëdhe dashësve qe nga pas lufta  ishte e interesuar qysh me formimin e ministrisë për diasporë në qeverinë e Kosovës te themeloj ndonjë  seli apo qender kulturore qe së paku për informim apo edhe manifestime të ndryshme ti shërbej mërgatës dhe të forcoj bashkpunimin e mërgimtarve me vendlindjen.Dhe fatbardhësisht falë angazhimit të aktivistve nga diaspora në njerën anë dhe  ministrit  për diasporë nga qeverija e Kosovës në anën tjetër u arrijt ujdija qete themelohet një qendër kulturore në nivel të ministrisë  së diasporës nga qeverija e Kosovës në qytetin e Halmstadit në Suedi! Kjo u arrijt duke iu falenderuar pikërisht mësuesit të parë të mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës kombëtare Nuhi Mazrekut dhe këshilltarit të ministrit për arsim nga diasporë Xhevat Isufit dhe nga qeverija e Kosovës ministrit për diasporë Ibrahim Makollit.

Ishte kjo një marrëveshje dhe një kontratë në mes të pronarit të objektit të cilin e  rregulloj sipas standardeve të komunës dhe shtetit Suedez,Nuhi Mazrekut në njerën anë dhe  Ministrit për diasporë në qeverinë e Kosovës në anën tjeter,kontratë e cila u nënshkrua në kohëzgjatje prej pesë vitesh ne mënyrë qe objekti  në madhësi prej 200 metra katror me lokale përcjellëse të domosdoshme,ndersa inventari në objekt është pikërisht i taksapaguesve të qytetarve të Kosovës.Qendra  kulturore e Kosovës filloj punën në vitin 2014 në mënyrë qe hapjen solemne e bëri disidenti i kombit Adem Demaqi bëri hapjen solemne me prerjen e shiritit,kut ë prnishem ishin edhe ministri i diaspores Ibrahim Makolli,deputeti shqipëtar në parlamnetitn Suedez Adnan Dibrani,pastaj perfaqësuesje e partisë socialdemokrate e Suedisë e quajtur Lena eshum  personalitete e intelektual e mergimtar tjerë.Drejtor i qendres nga vet ministri u zgjodh Xhevat Isufi,kshilltar i ministrit të arsimit për diasporë.

Qendra filloj punën funksiononte normalisht  organizoheshin manifestime të ndryshme,aktivitete me nxënës ku në qendre formohej ngadal edhe një lloj biblioteke për lexuesit si dhe  bëhej furnizimi nga vendlindja me tekste te nevojshme per nxënësit e mërgatës.Mirëpo ndodhi e pa pritura në momentet kur gjithqka funksiononte vjen një vendim nga ministija e diasporës përkatësisht nga sekretari permanent i kësaj ministrije lëshon një lloj vendimi apo denoncim mbi shkëputjen e kontratës në fuqi dhe bën me dije pronarin e objektit si qiramarrës se kontrata e nenshkruar më parë në mes palve kontraktuese:pronarit të objektit në njerën anë dhe ministrit të diaspores në anen tjeter shfuqizohet nga data  31.05.2015, vendim ky qe mësë paku i ngjanë një vendimi administrativ sepse nuk perkon as me bazë juridike e as me kompetenca sepse nuk ka asnjë deshmi apo arsye të shfuqizimit të asaj kontrate?

Përveq ketij vendimi nga sekretari i ministrisë së diasporës rreth shfuqizimit të kontrates vije edhe vendimi mbi shkarkimin e drejtorit të kësaj qendre kulturore Xhevat Isufit,dhe ne vend të tij caktohet një personalitet tjeter.Shkas për artikullin tonë është edhe një arsye tjetër;Fillimisht është arsyeja se derisa në muajin janar të ketij viti në ket objekt u organizua manifestimi”Flaka e Janarit” në përvjetorin e vrasjes së vllazërve Gërvalla dhe Kadri Zeka në  Helbron të Gjermonisë në vitin 1982,me qërast muaren pjesë shum mergimtar nga shum vise të Suedisë ku jetpjnë dhe veprojnë mergimtaret tanë dhe nga Danimarka e Norvegjija.Bashkëpuntori i gazetës Botasot informoj opinionin mbarëkombëtar me rastin e ketij evenimenti ne ket objekt te kesaj qendre,por pasuan reagimet  gjoja se qendra është mbyllur dhe ministrija nuk ka te bejë me keto manifestime?

Dhe ne u interesuam  të kontaktojmë ndonjerën palë,por në ministri nuk patem qasje por kontaktuam pronarin e objektit përkatësisht  mësuesin tonë të nderuar.Mësuesi Nuhi Mazreku na informoj se po ka marrë një vendim të tillë nga sekretari i ministrisë së diasporës dhe  e ka kontaktue qete sqarohet gjërësisht por i vetmi sqarim i tij ka qenë se vendimi është i plotfuqishem siq ceket dhe  ekni gjygjin për kundershtim.Unë thot Nuhiu kontaktova avokatin tim bëmë kundershtimin me datën 30.10 2015 e protokoluam dhe  e dorzuam por sot e kësaj dite nuk kemi përgjigje  e asnjë sqarim, tani qashtjen e kemi hedhë ne gjygj dhe presim vendimin e gjygjit sepse mendoj se kjo është  bërë njëanshem dhe pa kurrëfar arsye as shkaku.

Por qfarë është befasia thot mësuesi Nuhi,nuk kemi kurrëfar sqarimi as pergjigje e në anën tjeter në verifikimin tim përmes bankes ministrija e diasporës ka deponuar ne kontotn time mjete per pagesën e qirasë së objektit për kates muaj per vitin 2015.Sipas kontrates së nënshkruar mua më janë deponuar mjete ne fillim prej dates 01 shkurt 2014 deri ne 31 janar te vitit 2015 ndersa vendimi për shkeputjen e bashkpunimit nga sekretari i ministrisë vlen deri me 31.12.2015.Unë thot mësuesi iu kam derguar faturat të rregullta edhe për vitin  2016 edhe pse deri me tani me jan deponuar mjete vetem deri ne maj të viti 2015.Ne po presim vendimin e gjygjit shprehet  mësuesi Nuhi i habitur m eket vendim dhe sipas informatave tani ministrija  flitet se dot ë hap qendren  në qytetin e Malmës!

Sipas  kësaj del se qdo qeveri qe ndroohet do duhej ndyshuar edhe preferencat apo edhe diaspora do pëson ndryshime per teke të ndokujt sepse nete ardhmen ndoshta tjetri do kerkoj qet hapet ne Gëteborg apo Stokholm apo gjetiu.Se a ka qenë adekuate kjo qender apo ky lokalitet vlen të cekim se qyteti i Halmstadit është si qendre nderlidhëse me shumicen e vendbanimeve të mergimtarve tanë në një rreth  prej 200 kilometrash qe është i pershtashem per mbi 80% te mergimtarve për pjesmarrje ne qdo manifestim apo eveniment kulturor.Në qytetin e Halmstadit jetojnë mbi 750 familje me mbi 3000 banor nga te gjitha trojet tona etnike,në halmstad mërgata jonë ka një kapacitet intelektual dhe arsimor nete gjitha profilet ku mbi 200 të rinj dhe te reja të profileve te ndryshme punojnë në institucionet shtetrore komunale,shkolla shqipe në Halmstad ket vit ka festuar 30 vjet të mësimit shqip ku mësim plotësues ne gjuhen shqipe  ligjerojnë 4 mesuse  për rreth 300 nxënës duke filluar nga cikli i ulet ederi tek shkollat emesme.Halmstadi ka shoqatat endryshme dhe ansamblin etë rinjve dhe te rejave”Shqiponjat e Halmstadit” te cilet deri me tani janë shembull per Europen e sidomos per Skandinavi,Zvicerr e Gjermoni.

Halmstadi ka klubin e futbollit të rinjve tanë qe garon ne ligen e tretë të Suedisë dhe njiherit ka dhënë kapitenin e parë të reprezentacionit të futbollit të Kosoves së pasluftes.Në fund duhet cekur se te gjitha shoqatat nga regjionet e Halandit,Dalarnes, Helsingborgut etjerë iu kanë drejtuar me shkresë ministrisë së diasporës  qeta tërheqin ket vendim dhe qendrate rifilloj funksionimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat