Udhëheqës të lartë nga Ministria e Diasporës ë Kosovës, takohen me autoritetet belge në Bruksel

Diaspora

Udhëheqës të lartë nga Ministria e Diasporës ë Kosovës, takohen me autoritetet belge në Bruksel

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:04
Në Bruksel do të mbahen Ditët e kulturës shqiptare-2017

Kushtrim Sheremeti, Këshilltar politik i ministrit diasporës dhe Avdyl Lipoveci Drejtor i Departamentit për ruajtjen e kulturës në Kosove të shoqëruar nga konsullja e Kosoves Jetmira Bërdynaj, dje e patën një takim të frytshëm me dy drejtorë të drejtorive në komunën Skarbeg të Brukselit. Bernard Guillaume dhe Michel De Herde i pari mbulon departamentin e shërbimit të gjendjes civile,  dhe i dyti arsimin.Në takim morri pjese edhe Burim Hisen Demiri keshilltar komunal në komunen e Skarbegut.

Takimin e hapi Michel De Herde Drejtor i Drejtorise arsimit dhe zëvendes i kryetarit komunës Clerfayt.Ai pasi u uroi mirëseardhje mysafirëve nga Kosova, i luti ata ti dërgojnë përshendetje ministrit diaspores ne qeverine e Kosoves Valon Murati, si dhe t'ia percjellin ngushllime per vdekjen e gjyshit.( Ministri ne momentin e fundit e anuloi vizitën e parapare ne Bruksel).

Bernard Guillaume Drejtor i Drejtoratit per dokumente te  gjendjes civile të  popullsisë.Ai tha" se Skarbegu është komuna me më shumë shqiptarë në Belgjikë".Pastaj foli Kushtrim Sheremeti Këshilltari i lartë politikë ministrit diasporës ai falenderoi autoritetet belge për tri gjera:1. ndihmën që ua kanë dhënë  qytetarëve të Kosovës në integrimin e mirë të tyre, 2.  për lokalet qe ua kanë lëshuar shkollës plotësuese shqipe në Skarbeg si dhe 3. për ndërtimin dhe restaurimin e bustit Skenderbeut ne Skarbeg.Kjo diasporë e Kosoves ka kontribuar shumë për pavarësinë e Kosoves tha z.Sheremeti. Më pas ndërhyri Bernard Guillaume me pyetjen se sa qytetarë të Kosovës jetojnë jashtë dhe sa janë në kosovë? Kushtrim Sheremeti tha " se janë 400 mijë jashtë. Ai tha më shumë ka shqipfolës jashtë Kosoves se brenda saj. Në Kosove janë 1,7 milionë banorë.Më pas ai dha shifra të shqiptareve nga gjitha trojet etnike qe jetojne ne mergim: Gjermani 350 mijë, Zvicër 300.000; SHBA 700.000. Ndërsa në Belgjika tha ai hyn në radhën e 10 vendeve ku ka me shume shqiptare."

Michel De Herde tregoi historikun e diaspores shqiptare ne Belgjike duke theksuar se te paret qe erdhën në Schaerbeek ishin grupi i vitit 1956.Ndërhyri Bernard Guillaume i cili tha se ne vitet 1970 dhe 1980-ta kishte mjaft shume jugosllav dhe prej tyre me shumë ishin shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Presheve, Mali i Zi. pra ne vitin 1989 ishin 789 me shtetesi jugosllave. ne Skarbeg."

Michel De Herde tha se ne kemi ne Skarbeg shqiptare qe akoma nuk e kane rregulluar statusin e tyre dhe tani eshtë vështire me marrun lejen e qendrimit ne Belgjike dhe forma e vetme per te rinjet ka mbetur qe me dashuri te martohen me shtetase belge, pra me dashuri te martohen  dhe jo per letra." Nderhyni Bernard Guillaume tha se ekziston nje mundesi e vogel fitimi i lejeqendrimit per arsye humanitare apo shendetesore sipas artikullit 9 te ligjit perkates".
Me pas keshilltari Kushtrim Sheremeti i cli tha se lajm i mirë është se tani është zvogëluar shumë numri i kosovareve qe kerkojne azil jashte ne krahasim me para dy viteve.Problemi i vizave per kosovaret po e veshtireson akoma çështjen.  Kosovaret po mos te kishin viza do vinin ketu vet, do e shihnin se nuk ka mundesi marrje lejeqendrimi dhe do ktheheshin pa krijuar probleme."

Michel de Herde:" Shpresoj se qeveria e Kosoves do t'i bindin autoritetet e Bashkimit Evropian me ua hequr vizat kosovareve. Unë konsideroj se shqiptaret e Kosoves, te Maqedonise, Shqipërise që jetojne me neve ketu  janë qytetare evropian te vertete.  Dhe te njejte jane edhe vellezerit e tyre atje ne Kosove. Poashtu edhe une mendoj se vendi i Kosoves dhe Shqiperise eshte ne Europe bashke me ne.

Pastaj e mori fjalën Jetmira Bërdynaj konsulle e Ambasades se Kosoves ne Belgjikë, ajo tha se kemi ardhur sot ketu per çeshtje konkrete te njohtohemi me gjendjen e qytetareve te Kosoves dhe a keni probleme me ta ju sherbimin e administrates belge dhe e dyta jemi te interesuar  për shkollen plotesuese shqipe te Skarbegut". Kushtrim Sheremeti vazhdoi diskutimin ne kete linje duke  thene "se ministria e diaspores e qeverisë së Kosovës i furnizon me libra shkollat shqipe kudo qe jane ne bote.Kushtrim Sheremeti tha " I falenderohem per hapjen e shkolles shqipe ne Skarbeg,  Burim Hisen Demirit- Këshilltarit komunal të Skarbegut (me origjine shqiptare,nga fshati Runicë i Kumanovës i lindur dhe i shkolluar në Belgjikë.Nënvizimi im F.SH.) Burimi është shembull i mirë i integrimit ne Belgjikë". tha keshilltari i ministrit.dhe vazhdoi duke thene se shpresojme se edhe numri i nxenësave ne shkollen shqipe do te rritet".Me pas Kushtrimi  tha se planifikojme me organizuar Ditët e Kulturës shqiptare në Belgjikë dhe nga ju kërkojmë ndihmë në kete aspekt.Vitin e kaluar kishim planifikuar ti bejme ato ne Molenbeek, por per shkak te atentateve terroriste  në Belgjike i anuluam.  Sivjet duam qe ne Skarbeg te mbahen Ditet e kultures shqiptare me teater,muzike,film,piktura.per vitin 2017. Michel De Herde u pergjigj pozitivisht duke thënë se në parim kerkesa juaj do të pranohet ne Kolegjin komunal dhe ju propozoj se ato te mbahen me lehte ne vikend, por edhe gjatë javes ka mundësi.Ju duhet ta beni kerkesen me shkrim me kohe .Ne do ta shqyrtojme kerkesen tuaj dhe meqenese kemi edhe ne interes per ditet e kultures shqiptare, pasi te ne jetojne 3-4 mije shqiptare atehere neve do ju ofrojme lokale falas per teater, ekspozita, pra: shtëpi kulture, salla shkollave"tha Michel De Herde.Pastaj vazhdoi ai duke thene se ne mund t'i bejme publicitet Diteve te Kultures shqiptare ne Skarbeg ne gazeten tone komunale mujore qe shperndahet ne  20 deri 30 mijë ekzemplarë. SKARBEGU ESHTE REPUBLIKA E JUAJ. Shqiptarët në Belgjikë janë një nga komunitetet e huaja më mirë të integruar se shumë tjerë.  tha Michel De Herde. Ne do ju ndihmojmë në organizimin.

Dhe ne parim dy palet u pajtuan qe ky aktivitet kulturor te organizohen ne fund muajit nëntor 2017. Avdyl Lipoveci Drejtor i Departamentit për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës në diasporë i ftoi autoritet belge ta vizitojne Kosoven duke u thene se jeni te mireseardhur ne Kosove.

Në fund konsullja Jetmira Berdynaj pati disa pyetje per shefin e gjendjes civile Bernard Guillaume: 1. A ka probleme lidhur me pajisjen me dokumenta te gjendjes civile me qytetaret e Kosoves ne komunen Skarbeg? Guillaume tha JO. Probleme me qyetarët e Kosovës gati kurrë nuk kemi patur.Por nese paraqitet ndonje problem Guillaume dhe Bërdynaj u morren vesh se do te kontaktojne drejteperdrejte per ti zjgidhur. Jetmira Bërdynaj falenderoi per pritjen autoritet belge dhe kerkoi falje per faktin se kesaj radhe takimi u caktua ne afat te shkurte me forme te nxituar dhe shpresojme herave tjera do jete ne rregull.

Michel De Herde kerkoi nje flamur te Kosoves qe ta kene ne komune sepse gjithe tjeret i kemi. Konsullja Jetmira premtoi se shume shpejte do tua sjellim nje flamur te Kosoves. Ai pastaj pyeti pse i ka 6 yje flamuri i Kosoves dhe a ka drejte diaspora me votuar ne zgjedhjet ne Kosove? Kushtrim Sheremeti tha se  PO.  Por ne praktike kemi patur probleme sepse votohet permes postes e jo ne ambasada dhe kjo e komplikon votimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat