Akulloret e Leonardit me cilësin e tyre të shijuara nga nxënësit shqiptar...!

Diaspora

Akulloret e Leonardit me cilësin e tyre të shijuara nga nxënësit shqiptar...!

Më: 30 prill 2017 Në ora: 12:50
Nga aktiviteti i shkolla shqipe Treviso

Nxënësit e Shkollës shqipe të Trevisos pas pauzës dy javore ( për arsye te festave që ishin) këtë të shtune vazhduan mësimin sipas planit. Kjo shkollë (sikur dihet ) zhvillon aktivitetin në lokalet e Kishës në Quinto (lokalitet i Trevisos). Përveç plan programit të që rregullt që zhvillojnë mësuesit, tani kanë filluar përgatitje të veçanta për programin artistik që do të organizohet me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2016/2017 që përfundon në javën e dytë të qershorit.

Në kuadër të vizitave herë pas here që iu bëhen bizneseve, që drejtojnë bashkatdhetarët tan, të ideuar nga mësuesi dhe koordinatori i shkollës shqipe, z. Bajram Desku, pas përfundimit të orarit mësimor, sot me 29 prill 2017, së bashku: mësues, nxënës dhe disa prindër ishin vizitor në Dyqanin e Akulloreve ( GELATERIA ) të pronarit shqiptar z. Leonard Lula,i cili gjendet jo larg lokalit ku mbahet mësimi i shkollës shqipe. Me këtë rast nxënësit shqiptar u gostiten nga pronari i dyqanit dhe ndihmësja e tij, me akullore dhe ëmbëlsira tjera sipas dëshirës së vet nxënësve.

Image

Nuk munguan fotot e përbashkëta në dyqan dhe në hapësirën e rezervuar pran tij. Përndryshe, i riu Leonard Lula ka mbaruar Universitetin në Padova për Shkencat Politike, pa shkëputje nga puna, por meqenëse e ka gjetur veten në këtë formë të biznesit nuk e ka në plan të ushtrojë tjetër profesion aktualisht ! Për cilësinë e akulloreve dhe ëmbëlsirave tjera që përgatiten në dyqanin e këtij të riu shqiptar, Leonardi ka pranuar komplimente vazhdimisht edhe nga vendoret e të tjerët. Duhet cekur se z. Lula edhe në të kaluarën e ka përkrahur aktivitetin e shkollës shqipe.

Sipas z. Desku, nxënësit e kësaj shkolle ditë ma parë kanë vizituar lokalin Picerisë Zeus (ZEUS PIZZERIA) në Paese(TV) të drejtuar nga z. Xhevat Zemaj, e deri në fund të këtij viti shkollor është në plan të vizitohen edhe depot dhe lokalet e Market KOSOVA në Treviso, të menaxhuar nga z. Bedri Suka.

Për: Shkolla Shqipe Treviso, 
Beqir M. Cikaqi, mësues

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat