50 Vjetori i Shkollës Plotësuese Shqipe në Belgjikë

Diaspora

50 Vjetori i Shkollës Plotësuese Shqipe në Belgjikë

Nga: Ferid Shehu Më: 2 maj 2017 Në ora: 10:55
oto nxënësit e shkollës plotësuese shqipe në orën e mësimit,disa prinde dhe mysafiret nga Ministria e Diaspores e Kosoves dhe ambasada e Kosovës

Ministria e Diasporës e viziton Shkollën Plotësuese  Shqipe në komunën Skarbek të Brukselit. 4 shkolla plotësuese shqipe funksionojnë aktualisht në Belgjikë:Skarbek, Molenbek, Namur, Tongeren, por që numri i nxënësave nuk e kalon 198, që është numër i vogël, duke u bazuar me 70 mijë shqiptarë që jetojnë në Belgjikë.

Në vitin 1967 në komunën Skarbek, të Brukselit. u hap Shkola e Parë Plotësuese Shqipe në Belgjikë me mësuesin e muzikës. Gani Jaha nga Maqedonia me 25 nxënësa në klasë.

 Për këtë 50 vjetor erdhën në Bruksel ( Skarbek) : Dy udhëheqës të lartë të Ministrisë së Diasporës, të qeverisë së Kosovës: Kushtrim Sheremeti, Këshilltar i lartë politik i Ministrit të Diasporës dhe Avdyl Lipoveci,Drejtor i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Kulturës në Diasporë, të shoqëruar nga Jetmira Bërdynaj-Konsulle e Ambasadës së Kosovës në Belgjikë. Këta e vizituan Shkollën Plotësuese Shqipe në komunën Skarbek të Brukselit.

Mysafirët i pritën mësuesit, nxënësat me prindërit e tyre si Burim Demiri Këshilltar Komunal në komunën Schaerbeek, organizator i kësaj shkolle bashkë me babain e vet Hisen Demirin dhe Ramadan Gjana ideolog  i formimit të shkollës plotësuese shqipe në Skarbek, profesori Jakupi nga Kumanova etj.

Mysafirët e lartë prezantuan në orën e mësimit të mësuese Rukije Rama, e cila prej vitit 1992 punon me entuziazëm në shkollën plotësuese shqipe në Belgjikë, pra  25 vjet me radhë.Ajo u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të lartë dhe u tha nxënësave të vet "se sot kemi mysafirë njerëz me peshë të madhe që duhet t'i për shëndesim duke u ngritur në këmbë." Më pas dy nxënëse  motra kënduan dy këngë mbi Adem Jasharin komandantin legjendar.

Më pas e morri fjalën diplomatja Jetmira Bërdynaj, e cila tha:" Përshëndes nxënësit dhe prindërit e tyre që i sjellin këtu fëmijët e vet me kënaqësi me e mësuar gjuhën shqipe. Kemi ardhur me ju pa dhe me ju përgëzuar e uruar, sepse zemrat na bëhen mal kur ju shohim se ju flitni shqip. Falenderoj mësuesit tuaj: Rukije Rama, Ferid Shehu dhe Fana Durmishi, të cilët me aq dashuri vijnë dhe ua mësojnë juve gjuhën shqipe.

Falenderoj edhe Burim Demirin si organizator. Po shoh se nxënësat nuk paskan libra dhe unë ju premtoj se nga shtatori neve do t'ua sjellim librat me mësuar gjuihën shqipe." e përfundoi fjalën e vet  Jetmira Bërdynaj,Konsulle në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Më poshtë po i japim emrat e nxënësave që janë të evidentuar si nxënësa në shkollën plotësuese shqipe në Skarbek: 1.Andi Sakipi,2.Eliza Topojan,3.Luka Topojani,4.Amra Asani,5.Nedim Amziu,6.Elza Ismaili,7.Liridon Asani,8.Dafina Saqipi, 9.Bushra Asani, 10.Agon Gashaj,11.Erion Gashaj,12.Azra Ilazi, 13.Albina Ilazi,14.Merita Ilazi, 15.Almir Ilazi, 16.Arjeta Ilazi, 17.Sara Beka, 18.Xhavit Sakipi, 19.Kaltrina Salihu,20.Arta Sakipi, 21.Luan Asani, 22.Valon Mustafa, 23.Halim Asani, 24.Lea Sheta, 25.Andi Sakipi, 26.Blendi Salihu, 27.Syarta Sakipi, 28.Anisa Sakipi, 29.Amanda çera, 30. Jona çera, 31. Armend Sylejmantoz. 32 Selvije Asani, 33.Lyam Islamaj, 34.Zana Islamaj, 35.Dajon Sahiti, 36.Melisa Nuhiji.37. Ardit Rushiti, 38.Yllza Rushiti. 39.Erdina Asani, 40 Ardonita Destani, 41. Egzon Ilazi, 42.Ajlin Sulen.  43. Albiona Avdiji, 44.Ledejna Avdiji, 45.Melisa Limani, 46. Ibrahim Asani, 47.Erza Bajrami, 48. Ali Kurtishi, 49. Fitore Kurtishi.50. Eladina Bajrami, 51.Ruzhdi Aliu, 52.Benjamin Aliu. 53 Ardit Gashi, 54.Besir Ramadani, 55.Anida Ramadani, 56.Valon Mustafi, 57.Sofian Limani, 58. Alida Toçilla.59. Shyhrete Jusufi, 60. Tara Jusufi, 61. Xheneta Jusufi, 62.Arbesa Beka. 63. Dani Sula.Pra në 63 përfundon Regjistri i nxënësave të kësaj shkolle Plotësuese shqipe në Skarbek  prej 30 shtator 2015 gjer 26. prill 2017.

Pse  numrin i nxënësave në shkollën shqipe,është i vogël, respektivisht t'i njohim arsyet . Dr. Kolë Tahiri dhe psikologia Enkelejda Nikaj, e bënë një anketim- sondazh me 120 veta:prindë, mësues, nxënës,veprimtar në Belgjikë.Mbi shkaqet pse nuk i dërgojnë fëmijët e vet në shkollën shqipe? 56% e të anketuarve në Belgjikë pohojnë se mësimi plotësues i gjuhës shqipe bëhet pengesë për integrimin, për përparimin e nxënësave në mësime në shkollat belge, pengesë për mësimin e gjuhës vendase:frengjisht apo holandisht.  Fatkeqësisht thotë Dr.Kolë Tahiri vërehet mungesa e dukshme e informacionit shkencor tek të anketuarit për këto ndërvartësi.

Kur jemi këtu po e citojmë pedagogun zviceran Basil Schader:" Mësimi plotësues i gjuhës shqipe ka efekt pozitiv edhe për suksesin në shkollën gjermane(...)Më vjen keq që një pjesë e prindërve shqiptarë në mërgim nuk ia din rëndësin mësimit plotesues dhe nuk i dërgojnë fëmijët në këtë shkollë që është dëmë për ta.Nëse do t'i çonin fëmijët në këtë shkollë, ky do të ishte investimi më i mirë i tyre për fëmijët dhe kombin e tyre.".përfundon Basil Schader.

Apo studimi i Tabouret-Keller-1988 mbi bilinguizmin e fëmijëve: Rezultatet shkollore të fëmijëve që i flasin dy gjuhë e kanë hedhur poshtë hipotezën se bilinguizmi -dygjuhesia e pengon suksesin në shkollë te fëmijët që i përdorin dy gjuhë.Pra, hulumtimet kanë treguar se nuk ka as përparim dhe as ngecje mbrapa të fëmijëve që i flasin dy gjuhë në rezultatet e tyre shkollore, në raport me moshatarët e tyre.(Boyd,1998).Kjo vlen edhe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, Nënvizimi im F.SH.)

Në fund fare, na mbetet obligim i gjithë neve në diasporë t'a përkrahim mbarëvajtjen dhe funksionimin e Shkollës Plotësuese Shqipe për fëmijët e tanë në mërgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat