Ja si mund të regjistrohen për votim mërgimtarët

Diaspora

Ja si mund të regjistrohen për votim mërgimtarët

Më: 15 maj 2017 Në ora: 13:05
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes tri mundësive: përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it.

“Nëse ju aplikoni për tu regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail) dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjarë dhe jo për personat tjerë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Për më shumë informacione vizitojeni faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat