Ora e Presidentit 2017 Kolonel Ahmet Krasniqit-post mortum

Diaspora

Ora e Presidentit 2017 Kolonel Ahmet Krasniqit-post mortum

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:45
Kolonel Ahmet Krasniqi

Nëndega e LDK -së për  NRW-Gjermani vazhdon me aktivitete e sajë.Edhe këtë  vit  vendosi që  të  ndajë  Mirënjohjen  Ora e Presidentit ,tashmë  tradicionale me rastin e 24 majit, Dites së Presidenit. Për  këtë  vit Kryesia vendosi  që  t'i ipet Kolonel Ahmet Krasniqit -post mortum.

Kryesuesit  të  mbledhjes  nuk ju desht fare ta arsyetoi propozimin nga një anëtar i kryesise ngase të gjithë njëzëri e pranuan ate.

Kolonel Ahmet Krasniqi , ishte Minister i Mbrojtëjes i Forcave të Armatosura të Republikes së Kosoves.

Pra edhe Kolonel Ahmet Krasniqi do i shtohet listes së laureatëve të Mirënjohjeve nga Nëndega jonë,e cila do i ndahet një antari të familjes nga Selia e LDK-së në Prishtinë në një rast kur Delegacioni jonë do udhëtoi për Kosovë.

Mbetemi me shpresë se këtë do na e organizoi si deri tash zyra e LDK-së nv Prishtinë ,që i jemi mirënjohës që na e mundësoi qdo vit .

Për Kryesinë e Nëndeges Jakup Gërguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat