Publikohet lista e votuesve jashtë vendit, mërgimtarët s’i gjejnë emrat edhe pse aplikuan

Diaspora

Publikohet lista e votuesve jashtë vendit, mërgimtarët s’i gjejnë emrat edhe pse aplikuan

Më: 29 maj 2017 Në ora: 07:31
ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dielën listat e votuesve jashtë Kosovës.

Në këtë listë shihet se votuesit nuk janë vetëm shqiptarët që kanë shtetësinë e Kosovës dhe dëshirojnë të votojnë jashtë vendit, por edhe qytetarë të nacionalitetit serb.

Në total numri i tyre rezulton të jetë 14.808 persona. Menjëherë pas publikimit të listës së votuesve jashtë vendit kanë filluar edhe ankesat dhe reagimet për mosgjetje të emrit në listë. Shumë aplikues nuk e kishin gjetur emrin në listë dhe nuk kishin marrë e-mail refuzues, gjë që u ka shkaktuar konfuzion. I tillë ka qenë edhe një bashkëatdhetar.

Duke përmendur se në zgjedhjet e vitit 2010 ka votuar pa problem në Kosovë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 ka votuar pa problem nga jashtë Kosovës, ai është ndalur te zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas asaj që ka shkruar në rrjetin social, ky qytetar ka plotësuar formularët për t’u regjistruar si votues, i ka dërguar me e-mail, por nuk i ka shkuar asnjë konfirmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat