Portrete mërgimtarësh, Jashari i NBV-së

Diaspora

Portrete mërgimtarësh, Jashari i NBV-së

Ramadan Reshitaj Nga Ramadan Reshitaj Më 30 maj 2017 Në ora: 12:10
Jashar Gashi dhe Sallah Omar në një ekspozitë të hapur në Kalmar

Në Suedi, sikurse edhe në shumë shtete me demokraci të zhvilluara, funksionojnë me sukses organiztatat joqeveritare dhe shoqëria civile.  Veprimtaria e tyre  forcon demokracinë dhe ndihmon përkujdesin ndaj individit e të shoqërisë. Njëra ndër këto organizata, që bënë punë të sukseshme në këtë shtet skandinav, është edhe NBV.  Në fakt NBV është një lëvizje suedeze që i përket shoqërisë civile dhe në fokus të verimtarisë ka vetëdijësimin e popullësisë për pasojat e alkoholit dhe të narkotikës.

Kjo organizatë këtu është mjaft e popullarizuar dhe është e shtrirë në tërë vendin, kurse në shumë qytete ka zyrat e veta dhe një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh që kryejnë punë profesionale. Ka edhe  shumë individë të tjerë që janë të angazhuar vullnetarisht.

Në NBV e Kallmarit,  që është qendër regjionale, tash disa vite punon dhe vperon profesionalisht bashkëkombasi ynë Jashar Gashi.

Ai është nga Peja dhe tash e një çerek shekulli jeton së bashku me familjen në Suedi. Punon dhe gjallëron në Kalmar. Gjatë kohës së lirë është aktiv në jetën e shoqatave. Disa vite ka udhëhequr shoqatën ”Kosova” të Kalmarit dhe në kuadër të shoqatës ka pasur një varg aktivitetesh me bashkëatdhetarët dhe me të tjerët që jetojnë në këtë qytet dhe në rrethinën e tij. Jashari është mjaft aktiv edhe në Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi, ku shoqata ”Kosova” e Klmarit është anëtare, kurse ai është anëtar i kryesisë së këtij asociacioni që vepron në nivel qëndror.

Gjatë kohës sa është në Suedi dhe gjatë punës së tij, edhe Jashari ka pasur shumë peripeci dhe sfida. Këto i ka kaluar me zgjuarsi dhe duke ndarë përvojat dhe të mirat me të tjerët.

Kohëve të fundit Jashar Gashi, nëpërmjet NBV, ka ndihmuar një ardhacak nga Siria. Madje atë e ka futur në binarët e jetës dhe në rrjedhat e integrimit në Suedi.

Sallah Omar është refugjatë nga Siria, pothuajse i posardhur në SuediMe të u takuam

krejt rastësisht duke pirë kafe, fillon rrëfimin Jashari. Ai, si shumë refugjatë të tjerë,  ishte i papunë dhe pothuajse nuk merrej me asgjë edhepse ishte skulptor i shkolluar, përkatësisht me Akademinë e përfunduar të Artit në Alepo. Ishte shfrytëzues i ndihmave sociale dhe po kërkonte ndonjë vend pune. Nuk zgjidhte. Me referenten në Entin e punësimit, kishin biseduar që të fillonte ndonjë shërbim praktike në ndonjërën nga shkollat e Kalmarit. Kishte pranuar të praktikonte edhe për mësues të BAT-it. Dhe kur po priste të vendosej që t´ia niste praktikës, kishtre marrë një përgjigje se ende nuk posedonte njohuri të mjaftueshsme të gjuhës suedeze… I patën thënë se është vështirë të inkuadrohet pasi që edhe profesioni i skulptorit, për të cilën ai ishte i shkolluar,  nuk është profesion aq i kërkuar në Suedi. Zyrtarja e entit të punësimit i kishte thënë se ndoshta është mirë të gjejë ndonjë piceri për të praktizuar. Sallah iu kishte përgjigjur se nuk ka aftësi për të punuar në ndonjë piceri dhe se ai është artist që mirret me skulpturë, kështu që duhet të kërkohet ndonjë  zgjidhje tjetër, thotë Jashar Gashi duke shprehur keqardhjen për hallet e këtij refugjati.

Pasi që e dëgjova spjegimin e tij, të cilën ai e bënte në gjuhën suedeze,  të përzier me

ndonjë  fjalë të gjuhës së vet amtare, arabishtes,  po e vrisja mendjen: ”Po ky hallexhi po shprehet në gjuhën suedeze dhe se ato fjalë që po i thotë janë gramatikishtë mirë të renditura.  Këtij njeriu i mungon vetëm pasurimi i fjalorit të gjuhës suedeze”. Në vazhdim të bisedës, fillova unë të prezantoj vehten dhe më tepër u koncentrova në prezantimin e NBV-s dhe veprimtarisë,  të cilën unë si konsultues i studimeve, e kryej në kuadër të punës në NBV. Pastaj Salahun e ftova për një informacion më detaj  në zyrën time dhe se aty do të shpjegojë për mundësit që ne në NBV i ofrojmë njerëzve të cilët deshirojnë të bashkëpunojnë me NBV-n.

Salahu e pranojë ofertën dhe pas afër një ore u takuam në zyren time. I shpjegoja në mënyrë të thjeshtë se me çka dhe si mundë të bashkëpunohet me NBV-n, kush jemi ne dhe përse egzistojmë  dhe përse veprojmë, cila është ideologjia e veprimtarisë sonë etj. Ai atëherë më i tregoi se kishte një faqe të vetën në internet ku i kishte eksponuar punimet e veta.  Hymë në faqen e internetit, i  shikova punimet dhe u impresionova nga ajo që pashë . I thashë se këto punime ishin fantastike dhe shumë profesionale.

Më lindi ideja që të startojmë një Atele dhe se aty ky njeri mundë të ushtrojë profesionin dhe  njëkohësishtë mundë të ketë orë studimore me fëmijtë apo të rriturit që e flasin gjuhën e tij amëtare. Pastaj në të ardhëmen të bëhen ekspozitat  të punimeve në vende të ndryshme.

I propozova idenë dhe i pelqeu shumë. Tek refugjati i ndrojtur pashë një kënaqësi. Fytyra e Sallahut filloi  të qeshë.  Ishte një qeshje që vie nga mbrendësia e shpirtit të tij.Më tha se askush deri më tash nuk i ka ndihmuar kështu dhe u falenderua shumë.

Duke kuptuar afërsinë dhe sinqeritetin tim, ai pastaj  vazhdoi të rrefej për situatën që po e përjetojnë njerëzit në vendlindjen e tij në Sirinë e trazuar. Babai i tij ishte burgosur pasi që ishte një këngëtar i njohur në Siri dhe se kishte kënduar në gjuhën kurde në një koncert në Turqi. Këjo ishte arësyeja e vetme përse ishte burgosur. Salahu ishte shumë i dëshpëruar. Ndjente mall dhe nostalgji. Lotët nuk mundi të i përmbajë edhe pse u mundua që mos t´i tregojë në praninë time por nuk mundi. Rrëfimi i tij  ishte dicçka më  emocionale që e ngacmojë Salahun. Unë tregova mirëkuptim, thotë Jashari.

Jashar Gashi nëpërmjet NBV-së, organizatës ku punonte, kishte vendosur ti ndihmonte këtij refugjati. Për këtë kishte mbështetje të plotë edhe nga kolegët tjerë të punës. Duke hulumtuar, gjeti lokalin ku do të hapej ateleja.  Në një pjesë të qytetit të Kalmarit, ishte një piceri ku ishte një pjesë e pashfrytëzuar e lokalit. Ai  duhej të rindertohej të ndahej me një mur dhe të bëhej me një hyrje të veçantë. Në ndërkohë Salahu kishte shpeshtuar kontaktet me Jasharin e NBV-së. Bisedonin për investimet dhe për mjetet e nevojshme për punën në atele,për pajisjet e duhura si dhe materialin harxhues.

 Në anën tjetër, Sallahu kishte kontaktuar disa familje dhe fëmijët e tyre kishin shprehur dëshirën për të ardhë në atele sapo të bëhet gati.

Nuk vonoi dhe lokali u aftësua për startim. NBV bleu paisjet,  materialit, veglatt e punës  dhe gjërat tjera që ishin të nevojshme për të zhvilluar veprimtarinë.Jashari thotë se belu edhe një libër,  i cili ishte i dedikuar për fillestarë në lëminë e skulpturës. Sallahu përfitoi dijeni se si duhet të punohet si udhëheqës i orës studimore si dhe mundësitë e shkollimit të më tutjeshëm që i ofron NBV-eja.

Aktivitetet filluan. Fëmijët së bashku me prindërit e tyre kishin dëshirë që të vinin sa më herët dhe të qëndrojnë sa më gjatë në atele. Ndienin kënaqësi për figurat të cilat, me ndihmen dhe shpjegimin e Sallahut, ata i punonin vet dhe të cilat i ekspononin në një pjesë të atelesë. Ky ishte një sukses i pamenduar për pjesëmarrësit e orës studimore.

Pas kësaj, Jashar Gashi i NBV-së është më i qetë. Klienti i tij, Sallah Omar, kishte një vend ku mundej të veprojë  me të tjerët, kishte mundësinë të përcjell dijenin e vet tek të tjerët. Angazhimi i këtillë dha fryte dhe njerëzit e çmonin këtë veprim. Dhe këtu nuk përfundon rrëfimin Jashar Gashi. Sepse nuk përfundoi edhe angazhimi i Sallahut. Ain ë ndërkohë kreu me sukses shkallën e parë për udhëheqës të orës studimore së bashku me bashkëshortën e tij, e cila njëkohësisht vepronte në atele me art dhe vizatime. Ata që u përfshinë në rrethin studimor me Sallahun, gjithnjë në bashkëpunim me Jashar Gashin dhe NBV-në, pas disa muajsh hapën ekspozitën  në skulptur në CAFÈ DREAM në Kalmar. Hapën edhe një ekspositë me fotografi dhe me vizatime mu në Cafè Dream. Salah në bashkëpunim me NBV-n  mori  pjesë edhe në SKÖRDEFESTEN në Öland ku eksponojë skulpturat e veta të cilat u vizituan  prej afro 2500 vizitorve.

Aktuaisht Sallah Omar është i kyqur në një rishkollim në qytetin e Timrås,  ku do të  bëhet validimi i diplomës nga shkollimi i tij në vendlindje. Një lehtësi të veçantë ai kishte për t´u pranuar në shkollë pasi  shpjegoi se kishte bashkëpunim shumë të afërt me NBV-n . Në Univerzitetin e Timrås thonë se bashkëpunimi me NBV është një meritë e madhe dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe më tej.

Sallah në çdo fund jave vie në Kalmar dhe vazhdon me aktivitetet e me grupin e vet në atele. Ai është mirënjohës për ndihmën që mori nga Jashar Gashi dhe NBV-ja e Kalmarit.

Image
Jashar Gashi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat