Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf/BE mbajti mbledhjën e saj të radhës

Diaspora

Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf/BE mbajti mbledhjën e saj të radhës

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 22:58
Nga aktiviteti i nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri Refki Kryeziu, i cili pasi e propozoi rendin e ditës, prezantoi aktivitetet gjer më tani si dhe u diskutua për aktivitetët e nëndegës në të ardhmën.

Të gjithë anëtarët e kryesisë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në dobi të forcimit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE.
Njëherit kryetari Z. Kryeziu përshëndeti angazhimin dhe kontributin e anëtarëve të kryesisë dhe anëtarësisë gjatë fushatës zgjedhore në mbështetje të LDK -së dhe koalicionit AKR-Alternativa.

Ndërsa Haki Latifi gjatë diskutimit të tij theksoj se; "programi i përbashkët LDK-AKR-Alternativa,  është një program i harmonizuar nga partnerët e partive që kanë krijuar këtë koalicion, në të cilën gjatë fushatës kishte elementin e mobilizimit e të motivimit të elektoratit të LDK-së, ku ky i fundit duhet të jetë faktor i rëndësishëm në këto zgjedhje. LDK me partnerët e koalicionit gjatë fushatës hasi në entuziazëm tek qytetarët si asnjëherë më parë, duke besuar se Prof. Dr.Avdullah Hoti ka sjellë një rikthim te LDK-ja edhe të atyre që kanë qenë skeptikë. Fushata u karakterizue me entuziazëm si asnjëherë më parë, me gatishmëri për ndryshim, me një vullnet për ta bërë Kosovën ashtu siç e kemi dashur gjithmonë siq thoshte Presidenti Rugova; demokratike, të lirë, të zhvilluar, me perspektivë për të gjitha shtresat shoqërore, një atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, dhe e integruar në familjen evropiane. Njëherit nesër qytetarët e Kosovës me të drejt vote do ta kenë mundësinë të votojnë për subjektin apo koalicionin politik, si dhe për deputetët që do t’i përfaqësojnë në mandatin e ardhshëm."

Në diskutimet e tyre kontribuan edhe Skender Berisha, Ramadan Gashi, Ali Basha, Nazmi Ibrahimi, ku ndër të tjera veçuan se;
LDK garoi për ta udhëhequr vendin dhe për të dalë e para. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa paraqet vendosmërinë për ta çuar vendin përpara, vendosmëri kjo e dëshmuar për vetëm dy vite e gjysmë qeverisje, kurse koalicioni PAN paraqet përpjekjen e dëshpëruar për të mbetur me çdo kusht në pushtet, paraqet synimin e egër të disa njerëzve për t’u bërë lider edhe pa përkrahje popullore. Ky koalicion, është thjesht një koalicion i zhvatjes dhe korrupsionit përmes pushtetit politik. Prandaj, në tërë Kosovën ka entuziazëm të lartë për ta votuar ekipën e LDK-së me nr. 16 ? dhe kandidatin për kryeministër të ardhëshëm Prof. Dr. Avdullah Hoti nr. 1. ?
Në vazhdim Kryesia e nëndegës debatoi edhe për aktivitetet që do të organizohen në të ardhmën.

Burgdorf, 10.05.2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat