Nga diaspora vetëm 15 mijë vota, të cilët kanë votuar tashmë

Diaspora

Nga diaspora vetëm 15 mijë vota, të cilët kanë votuar tashmë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 08:52
ilustrim

Diaspora tashmë ka votuar për koalicionet apo partitë politike për zgjedhjet e sotme të parakohshme nacionale, përmes postës.

Të drejtë vote kanë patur rreth 15 mijë prej tyre, pavarësisht se Ministria e Diasporës deri më tani ka regjistruar rreth 400 mijë shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Dhjetëra qytetarë kanë ardhur ekskluzivisht nga diaspora për të votuar sot, pasi nga 20 mijë aplikacionet, pesë mijë prej tyre nuk i është dhënë e drejta për të votuar, për shkak se sipas KQZ-së nuk i kanë përfillur rregullat.

Procesi i regjistrimit të mërgatës për votim ka kaluar me pengesa të shumta, pavarësisht deklarimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se është gati për procesin zgjedhor.

KQZ ka ofruar mundësinë që qytetarët të aplikojnë nëpërmjet email adresës zyrtare të KQZ-së. Sidoqoftë për shkak të numrit të madh të aplikacioneve këto email-adresa janë mbushur dhe qytetarët nuk kanë pasur mundësi që të marrin konfirmim se a është pranuar kërkesa e tyre.

Pra një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre për pamundësinë që të votojnë në këto zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat