Shqiptari që kandidon për deputet në Oslo

Diaspora

Shqiptari që kandidon për deputet në Oslo

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:58
Bujar Shala

Ai është një shkodran prej vërteti. Për të shqipja është dialekti shkodran e gjuha zyrtare një variant i saj. Këtë e thotë me shaka, por nuk le vend pa treguar krenarinë e tij.

Është larguar prej 18 vitesh dhe tani Bujar Shala është në pozitat për të folur si i pari shqiptar në një listë zyrtare të Partisë Demokratike në Norvegji si kandidat për deputet.

“Në Norvegji jemi në kohë fushate, zgjedhjet parlamentare janë në dateën 11 shtator, Por kutitë e votimit hapen që më 10 gusht. Dhe njerëzit mund të shkojnë të votojnë një muaj para. Në rastin tim është një rast që është hera e parë që kemi një shqiptar dhe mundësitë reale janë absolute. Numrat janë, por për ta realizuar këtë duhet angazhimi qytetar”, tregon Shala.

Dëshira e tij për politikë ka nisur qëkur ai ishte antar në këshillin bashkiak në Oslo. Aty pyeti veten përse jo politikë. Nuk ju frikësua faktit që ishte një i huaj në një vend që më së shumti përbëhet nga të huaj. Edhe duke e ditur që komuniteti ynë atje nuk është aktiv në votime.

“Një ndër problemet kryesore që kemi ne aty, është se komuniteti nuk voton. Shqiptarët marin pjesë 10/15 për qind. Dhe duke pasur parasysh që ti ke një muaj kohe të votosh dhe nuk voton, kjo thotë shumë për ne, sepse na hiqet një mundësi për të qenë aty ku merren vendimet. Të nxjerr shqiptarët të votojnë, ky është qëllimi im. Tia japin kujt të duan, por meqë nuk kanë dalë deri tani, kur të dalin mua do ma japin”, thotë Shala.

Programi i tij është i njëjtë me atë të partisë për të cilën kandidon. Kur të kthehet në Norvegji do të vijojë intesisvisht fushatën, e një stili shumë të ndryshëm nga ajo që ne kemi këtu.

“Atje janë të ndaluara mitingjet. Nuk lejohen flamuj, banderola, postera. Lejohet të shpërndahen fletushka. Pjesa më e madhe e fushatës është takim shtëpi më shtëpi, derë me derë në grupe të vogla”, thotë Shala.

Duke dashur të theksojë se sa i hollë është kufiri i ndryshimit të preferencës se elektoratit atje, në përputhje me interesat, ai sjell një shembull.

“Partia e qendrës, partia e fshatarëve i thonë, se është për zonat rurale. Pjesa më e madhe e bujqve janë aty antarë zakonisht marrin tre deri në pesë për qind. Ndërkohë që ujku që është specie në zhdukje në zona të caktuara, i mbrojtur me ligj po han delet e tyre . Dhe partia në pushtet edhe opozita po ashtu thonë që do zbatojmë ligjin, sepse kjo është specie në zhdukje. Nuk mund ti bëjmë gjë ujkut, të merremi me delet. Zemërimi qytatar arrin në atë pikë sa partia e këtyre zonave rurale nga tre deri në pesë për qind si zakonisht ka qenë gjithmonë shkon në pesëmbëdhjetë përqind. Pra dhjetë përqind e elektoratit lëviz nga njëri krah tek tjetri për një ujk”, shpjegon Shala.

Dikush mund të thotë që është e lehtë për Bujarin qe të flasë tani pas 18 vitesh qëndrimi atje, ku eshte shkolluar e ka ndërtuar një karrierë. Edhe ai vetë nuk pretendon se do ta kishte përcaktuar vijueshmërinë e tij, por mbret ka qenë rastësia. Sidmos kur kujton fillimet e largimit.

“Nana ime, pastë rahmet sepse nuk jeton më. Vijnë disa ndihma nga Norvegjia dhe një nga ato smuret shumë keq dhe e thërrasin doktoreshën. Ajo e sheh dhe i thotë, nëse do të jetsoh duhet të ikësh prej Shqipërisë dje, jo nesër. i vjen në Norvegji. Nëna i shkruan një hepikrizë dhe sa mbërrin tek urgjenca atje i thonë, ajo mjekja që të ka kontrolluar cfarë kishte. Si cfarë kishte? Shqipëria e 93 është Koreja e Veriut sot. Ajo kishte vetëm një stetoskop. Ata marin mamën dhe i thonë, këto gjëra që ti i ke gjetur me një stetoskop, ne nuk i gjejmë dot me kompjutera. E marrin ne tel dhe i japin një specializim tre muaj. Kthehet në SHqipëri, mban kontaktin me kolegët e vet norvegjezë. Mandej ndoshi viti 97, problemet që dihen. Ato mjekë duke parë SHqipërnë në televizion cdo ditë e marin mamin në telefon dhe i thonë: ne e dijmë që ti do që fëmijët e tu të shkollohen jashtë. A do të vish? Ne kemi nevojë për mjekë si puna jotë. Nëna filloi procedurat dhe pjesa tjetër është histori”, vijon kandidati për deputet.

Pjesa tjetër është historia e dikujt që modestisht përpiqet të mos jetë thjesht një emigrant, por të tregojë që mund t’ia dalë edhe në një fushë të vështirë si politika. Por edhe të angazhojë komunitetin shqiptar ne kete vend skandinav, kryesiht të rinjtë për të qenë pjesë e vendimarrjes norvegjeze./TCH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat