Murati: Blerja e sigurimit për veturë po irriton mërgimtarët

Diaspora

Murati: Blerja e sigurimit për veturë po irriton mërgimtarët

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 23:57
Valon Murati

Me ndërtimin e një pike të re doganore do të ketë lehtësi dhe mërgimtarët nuk do të presin më gjatë.

Kështu ka thënë ministri i Diasporës Valon Murati.

Ministri në detyrë Valon Murati është pyetur nga dëgjuesit mërgimtarë se pse punimet në ndërtimin e pikës së re doganore kanë filluar pikërisht gjatë kohës së fluksit të mërgimtarëve.

Ministri Murati ka thënë se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të kushteve klimatike që gjatë verës janë më të favorshme.

Po ashtu pagesa e kartonit të gjelbërt është një element që shton pritjet e mërgimtarëve.

“Kjo irriton njerëzit dhe rëndon këtë situatë”, ka thënë ndër të tjera ministri në detyrë i diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat