Shqiptari dhe italiani kopjojnë Red Bullin, arrestohen

Diaspora

Shqiptari dhe italiani kopjojnë Red Bullin, arrestohen

Nga: Fitim Dika Më: 1 gusht 2017 Në ora: 15:36
Red Bull, ilustrim

Policia e Turinit ka konfiskuar 15.000 kanaçe te falsifikuara të Red Bullit, shkruajnë mediat austriake. Imitimi është kryer nga një shqiptar i Kosovës dhe një italian, të cilët i kishin importuar dozat nga Kosova. Më vonë në Itali ata i kishin vendosur etiketat, përcjell botasot.info.

Pijet energjitike ishin shitur nëpër markete të vogla dhe nëpër rrugë. Tetë persona janë akuzuar për plagjiaturë, kontrabantë dhe falsifikim.

Analizat kimike kanë treguar se pija energjitike nuk ishte e dëmshme për shëndetin, megjithatë ishte kopje e Red Bullit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat