Vizitat e vëllezërve tonë nga Izmiri në atdheun e tyre, në tokën e Arbërit

Diaspora

Vizitat e vëllezërve tonë nga Izmiri në atdheun e tyre, në tokën e Arbërit

Nga: Aziz Bytyçi Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:16
Çamëria

Kudo që jenë shqiptaret, jashtë trojeve të tyre shqiptare , ata janë të etur dhe të përmalluar jo vetëm për njerëzit e gjakut të tyre por siq thuhet një thënje e lashtë popullore “Janë të përmalluar edhe për gurin më të vogël të tokës së tyre”. Shqiptaret që u dëbuan me dhunë nga regjimi shekullor barbaro-sllave për në Turqi , në atë kohë , ku sot në tërë Turqin e modernizuar jetojnë dhe veprojn mbi 6 miljon shqiptarë.

Erdhën vëllezërit tanë në atdheun e tyre , nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Çamëria”, i prirë nga kryetari Huseyin Bayru me stafin e tij , e cila Shoqat vizitoi Shoqaten “Çamëria” të Kosovës.Ky delegacion u prit nga kryetari i SHÇK-së , ing . Nexhmi Muçiqi dhe nga stafi i tij.

Kjo vizit 9-te , ditëshe , ishte vizit pothuajse në çdo cepë të Shqipëris,vizitë kjo e cila me rëndësi dhe vlera të mëdha për çështjet e pa zgjdhura të viseve etnike shqiptare.E cila agjend ishte kudo që shkonin , bënin vizita , takime konsultative, ishte pikë kyqe e të të gjithave “SENSIBILIZIMI I ÇËSHTJES SË PA ZGJIDHUR ÇAME TË ÇAMËRISË DHE I TË GJITHA TOKAVE SHQIPTARE”.Tani shqiptarët më të bashkuar se kurr, kur edhe shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve . atëher bota demokratike dhe civilizues duhet ta dijë dh e ta kuptoj se shqiptaret , ky popull i lashtë pellazgo- ilir , kërkon tokat e tyre nuk kërkon asnjë pëllëmb që nuk i takon . Vetëm e vetëm aty ku i thuhet tokë ARBËRORE.

Kryetari i Shoqatës “Çamëria” të Kosovës ,ing.Nexhmi Muçiqi, pas shumë takimeve në këto ditë të nxehta gushti qe pati , sot , pak , fytyra e këtij burri që nuk ndalët asnjëher për cështjen kombetare , në Airoportin qe mban emrin e kryekomandantit legjendar te UÇK-se Adem jashari në Prishtinë pak sa u merzit kur i përcolli vëllezërit tanë për në Izmir.Por vlen të theksohet se çka na bëri të ditur gjatë këtyre 9-të ditëve të qëndrimit të delegacionit të izmirit ,kryetari z.Muçiqi .

Ai tha se :- Mbas 9-të dite qëndrimi të vëllezërve tanë nga Izmiri që qendruan këtu në atdheun e tyre,duke i falenderuar për viziten dhe punën e palodhshme që po e bëjnë për të arritur unitetin mbarë shqiptar, i falenderoi nga zemra dhe ja kemi borgj tokave tona, që ato copa të cilat i ndajtën sunduesit shekullor , e kemi obligim moral dhe kombetar t’i bashkojmë.

Si dhe kryetarit Muçiqi i premtuan, se , në cdo moment kontributi i tyre, për punen që e shikuan për së afermi se si po e zhvillon SHÇK-së, do ta ndihmojme dhe do na keni perkrahjen tone ne çdo moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat