Diasporës i mbeten edhe pak ditë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet lokale

Diaspora

Diasporës i mbeten edhe pak ditë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet lokale

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:35
ilustrim

Vetëm edhe katër ditë për diasporën për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet lokale

Më pak se 4 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të ditës së diele (20 gusht) numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është 3 mijë e 530.

Pjesa dërmuese e tyre kanë ardhur përmes kanaleve zyrtare të Shërbimit Votues të KQZ-së.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Insajderin se koha kur mund të dërgohen aplikimet është deri në përfundim të datës 23 gusht.

Elezi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe, rrjedhimisht të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Informatat më të hollësishme rreth mënyrës dhe kushteve të aplikimit, mund t’i gjeni këtu.

Zgjedhjet lokale janë caktuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për 22 tetor. Kjo datë erdhi pas konsultimeve që pati me partitë politike, të cilat nxorën këtë datë si më të përshtatshmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat