Në Therandë, poetët mërgimtarë promovojnë librat e tyre së bashku me poetët vendas në atdhe

Diaspora

Në Therandë, poetët mërgimtarë promovojnë librat e tyre së bashku me poetët vendas në atdhe

Nga: Aziz Bytyçi Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:04
Poetet mërgimtar promovojn librat e tyre

Poetet mërgimtar në pushimet e tyre në atdhe organizojn manifestime  letrare,promovime librash , kur tani edhe institucionet shtetnore muajin  korrik dhe gusht e kanë shpallur  “Ditët e mërgimtarëve në atdheun e tyre”.Poeti dhe krijuesi i letrave shqipe Remzi Basha tani i njohur në analet e poezisë së shkruar të pendave në mërgatë përzgjodhi shkrimtarin,publicistin dhe poetin profesor Namik Selmanin që t’i promovojnë librat e tyre bashkë në vendlindjen e Remzi Bashës në Therandë . Namik Selmani,ky çamë i mbi gjashtëdhjet librave të tija të botuara deri më tani Remzi Bashen e quajti Naimi i vogël.

Poetet mërgimtar në pushimet e tyre në atdhe organizojn manifestime  letrare,promovime librash , kur tani edhe institucionet shtetnore muajin  korrik dhe gusht e kanë shpallur  “Ditët e mërgimtarëve në atdheun e tyre”.Poeti,krijuesi i letrave shqipe Remzi Basha tani i njohur në analet e poezisë së shkruar përzgjodhi shkrimtarin,publicistin,poetin profesor Namik Selmanin që t’i promovojnë librat e tyre bashkë në vendlindjen e Remzi Bashës.Namik Selmani,ky çamë i mbi gjashtëdhjet librave të tija të botuara Remzi Bashen e quajti Naimi i vogël.

Ne këtë manifestim madheshtor të promovimeve të librave të Remzi Bashës mërgimtar dhe profesor Namik selmanit e hapi z.Shyqri Kuqi

Të nderuar organizatorë të kësaj veprimtarie prestigjioze e mbresëlënse

Të nderuar miq!

Tani sa po paraqes këtu pranë jush, në mënyrën më të thjeshtë, siç bëjmë zakonisht në aktivitetet promovuese dhe, kjo nuk do më plotësonte ndërgjegjën se e kreva detyrën. Jo!Edhe pse jemi mbledhur ashtu thjeshtë, pastër e bukur, në mënyrën tradicionale, me përfaqësuar ndër shqiptarët e të dyja anëve të Drinit, do të parashtroja që në fillim fatkin që akoma nuk po dijmë të vështrojmë çartë mbi atë që është brendi e krijimtarisë dhe traditës tonë, duke qenë se njerëzit vepërmirë të Kombit tonë, atdhetarët dhe veprimtarët, krijuesë dhe novatorë të mendimit alternativ drejt aspiratave tona, pra, thënë shkurt, princat e kombit  shqiptarë i kemi midis nesh dhe bëjmë shumë pak për ta.Veprimtarët që organizuan sot, në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Therandës, në mbështetjen e krijimtarisë letrare të shkrimtarit, poetit dhe profesorit të gjuhës shqipe z. Naim Selmanit, këtij djali të Çamërisë Martire dhe bashkëvendësit tonë z. Remzi Basha, ashtu thjeshtë dhe urtë, t’i bëjmë nderin veprave mbresëlënse dhe njerëzve të tillë, që sakrifikojnë mjaft nga jeta e tyre për t’i shërbyer popullit të vet, me veprat karakteristike deri në trajtimin e karakterit studimor të vlerave tona fundamentale, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë për Çështjen tonë Kombëtare.Fakti që jemi të gjithë së bashku në këtë sallë, nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë, mblidhemi për t’i kujtuar vlerat e krijimtarisë tonë dhe mëtojmë  se jemi të gjithë një, nga Molla e Kuqe deri në Prevezë, nga Manastiri deri në Durrës.

Image

Né u takojmë trojeve tona iliro-shqiptare.Nuk është problem thjeshtë se jemi mbledhur këtu të promovojmë një liber të Namit Selmanit apo Remzi Bashës, një libër është një libër, por një krijimtari e tërë, kudondodhur, në të gjithë Hapsirën Shqitpare, merr vlerat e një kontributi Gjithëkombëtar, pa marrë parasysh që paraqet interesat e një apo më shumë individëve, bëhet pjesë të tërë Kombëtares.Pasuria e veprimtarisë së Namik Selmanit dhe Remzi Bashës është shumë e gjërë, e larmishme, e pse jo e lakmueshme nga kolegët e tyre këtu dhe jashtë këtuhes, duke dhënë paraqitjet e krijuesve mjaft të përkushtuar, punëtorë e mjaft këmbëngulës, hulumtuesë, gazetaresk dhe artistikisht në kufijtë e profesionit, miq të të gjithë shqiptarëve, duke vlerësuar faktin se prania e tyre ka qenë gjithënjë e përhershme, duke i dhënë vlerat e vërteta krijimtarisë dhe traditës shqiptare, në thellësinë e shekujve, duke reshtuar në fushën e princave shqiptarë.Të flasësh sot për një libër apo dy që po promovohen, apo gjithë arsenalin krijues, na duhet hapsirë dhe kohë e bollshme, andaj po ndalemi në këtë: krijuesve Namit Selmanit dhe Remzi Bashës iu urojmë suksese në veprimtarinë letrare dhe të gjithë krijuesve të rreshtohën në fushën e princave të kombit dhe të gjithë së bashkë TA BËJMË SHQIPËRINË!

z. Hyqmet Hasko nga Tirana: Ndjehëm jashtë mase i emocionuar që jam para jush, jo vetëm si një poet i thjeshtë nga Tirana, por pse qëndroj para dy krijuesve që kanë nje potencë të madhe artistike: Namik Selmanit dhe Remzi Bashës. Por ndihem gjithësesi edhe i gëzuar, që tashmë nuk jam  në Tiranë, po jam në Kosovë, jam në shtëpinë time, jam në tokën time. Kjo më gëzon ,

znj. Margareta Xhepa, aktore: Jam për të dytën herë në Suharekë për poezinë, se kam qenë edhe një herë më parë. Gërshetimi i tyre: Namik Selmanit dhe Remzi Bashës na ka çua të një qëllim: me ngacmime poetike të Kombit Shqiptar. U gëzova para tre ditësh kur paraqitej lajmi se Bilal Xhaferri u bë ”Nderi i Kombit”. Duartrokitje nga të pranishmit. Në  vazhdim, e respektuara znj. Margareta Xhepa lexoi poezi të poetëve Namik Selmani dhe Remzi Basha. Duartrokitjet në sallë nuk pranin/pushonin.

Znj. Qibrije Hoxha, e ardhur enkas nga Suedia:Të nderuar pjesëmarrës, të nderuar miq dhe bashkëvendës të Remzi Bashës, e nderuara e Madhja, artistja e popullit znj. Margareta Xhepa, të nderuar krijuesë të letrave të artit nga Shqipëria e Kosova, e shumë i nderuar Namik Selmani, që me vargjet e juaja sot na ngjallet emocione jashtëzakonisht të mira!Më lejoni të përshëndes ish deputeten e Parlamentit të Kosovës znj. Naxhije Doçi, profesorin e nderuar z. Rexhep Doçi dhe znj. Shefqete Gosalci.Kam nderin dhe respektin që në vendlindjen e tij të flas për vperimtarinë e z. Remzi Basha, që jeton e vepron në Suedi. Remzi Basha që në rini merrej me veprimtari atdhetare, ishte në ballë të demonstratave për liri dhe pavarësi të Kosovës. Pasojë e kësaj veprimtarie Remzi Basha ndiqet, arestohet dhe dënohet disa herë. Ishte kreator i grevave të punëtorëve të ”Ballkanit” në Suharëkë dhe pasi ndiqet, detyrohet që me familje të emigrojë në Suedi. Por, shperngulja nuk ndryshoj përcaktimet e tija dhe në Suedi i u përkushtua ndihmës për Kosovën, duke organizua bashkëatdhetarët.

Qysh në themelimin e degëve të para të LDK-së në Suedi në vitet 1991-95 ishte  Kryetar i Nëndegës për Kontineholm dhe është dallua për kontributin e tij në rrethin e Malmös për FRK, apo siç e njihnin si Fondi i 3%. Në vitet 1995-2000 ishte antar i Kryesisë së Shoqatës ”Kosova” në Malmö, shoqatës më të madhe në Suedi, me pjesën dërmuese të bashkëatdhetarëve në Malmö. Por veprimtaria e tij nuk përfundon këtu, sepse ishte i lidhur me vëllezërit Mikel e Simon Kuzhnini dhe aktivisten Vitore Stefa- Leka, ku iniciojnë themelimin e degës se Lidhjes Shqiptar në botë, e cila edhe sot gjendet. Ishte organizator i Greves se urisë e cila u mbajt ne Malmö për sensibilizimin e popullit suedezë për situatën e rëndë që ishte në Kosovë, si pasojë e terrorit dhe diskriminimit serb.

Përveç aktivitetit organizativ  dhe kontributit të madh në fushën e arsimit në mësimin plotësues të nxënësve, ku nga LASH-i në Suedi mbulohej në baza vullnetare nga 270 mësues e arsimtarë shqiptarë të shpërngulur në Suedi. Për kontributin e tij është dekoruar me Mirënjohje nga LASH-i. Është marrë aktivisht me krijimtari letrare dhe ka botuar libra në Prishtinë, Tiranë, Bukuresht. Është i pari shqiptar nga Kosovë që boton në Bukuresht librin me titull: ”Zëri i Kosovës”. Në vitin 2005 botoi disa libra në Prishtinë, e këto janë: ”(Di) Ademat”, ”Kongresi i Lidhjes Shqiptare në botë”, ndërkaq në Tiranë botoi: ”Në tokën amë”, ”Nusja nga Çamëria”, ”Gëzimi i ëndërrave”. Në Suedi ishte antar i Shoqatës së Shkrimtarëve, ku ishte nderuar me Mirënjohje, nga të cilat vlen të përmendet ajo e vitit 2011 me ”Çmimim poeti i vitit 2011” nga Shoqata ”Migjeni” dhe nga ”Nobesku” – revistë që botohet në Bukuresht.

Më lejoni të shpreh vetëm përshtypjet e mia si lexuese e pasionuar e poezive të Remzi Bashës. S’ka se si mos  të mberthejnë emocionet kur poeti Remzi Basha me dashuri të pafund shprehet për atdheun dhe, z.Riza Lahi sa bukur shpreht kur shkruan: ”Poeti shkruan për atdheun si një adoleshent që ka ra në dashuri”. Kështu përjetova edhe unë kur lexova librin me titull ”Zjarr në duart e mia” – ku poeti reflekton pasion për Atdheun dhe vërtetë dashuria e pastër prej një adoleshenti është burimi kryesor që buron pashtershëm në pritjet e pafund të lirisë dhe thirrjet për paqe, lavdërimi dhe lartësimi i heronjëve të vet shqiptarë, lartësimin e popullit të vet të lashtë dhe atdheun e vet me mallë dhe dashuri të paskajshme. Te poezia ”Lutje për tokën” poeti lutet për popullin e vet, për shpirtin e njeriut të dalldisur në kohet e çoroditura, lutet për paqe e dashuri dhe bekim. Remzi Basha është njëri nga emrat e shumtë që kultivon letërsinë shqipe në Diasporë. Kultivimi i letërsisë në përgjithësi, dhe kultivimi i letërsisë shqipe paraqet kultivimin e vlerave tona kombëtare. Letërsia në Diasporë jep me tregua se jemi një komb që kultivon vlera dhe jep kontributin e vet në ruajtjen e  vlerave universale njerëzore. Diaspora jonë e organizuar dëshmoi se është pjesë e demokracisë Perëndimore dhe dhënë kontributin e vet në çdo kënd të botës demokratike, e posaçërisht atë të kulturës.Ky është shëmbulli i Remzi Bashës, i cili bën pjesë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Suedisë  dhe bën pjesë ndër emrat e mëdhenj të letërsisë, artit, sportit, në gjithë hapsirën shqiptare.

Të nderuar bashkëvendas, vëllezër dhe motra!Në kohën kur né mërgimtarët organizoheshim për ta senzibilizuar Çështjen e Kosovës në okupim, as që na shkonte mendja se jemi të shkëputur nga Atdhéu. Veprimtarët, siç është Remzi Basha, një dekadë të tërë, shpirtin dhe gjithë energjinë ia falen Atdheut. Kurrë nuk u larguan nga përditshmëria që mbretëronte në Kosovë, në shqipëri dhe në gjithë trevat shqiptare.Në të gjitha format ishin të kyçur veprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare – të gjithë vepronin së bashku, të bashskuar në Diasporën e Suedisë.Përveç tjerash, ky u dëshmua edhe në Sferën e Lidhjes Shqiptare në botë, degën e së cilës Remzi Basha e formoi në Suedi me vepritarët Mikel e Simon Kuzhnini. Prezentimi i vepritmarëve së bashku është më së i qëlluar. Z. Remzi Basha e fillon veprimtarinë atdhetare larg Therandës, larg atdheut të tij, por dëshmoi se Theranda e pat birin e tij i cili di të lutej dhe se zemrën dhe tërë qenien di t’ia falë Atdhéut të vet.Është nder dhe kënaqësi për mua si bashkëveprimtare që m’u dha ky privilegj që në vendlindjen e Rezmi Bashës ta bëj këtë prezantim të shkurtër për këtë atdhetar dhe poet të shquar të kombit, i cili tërë veprimtarinë e tij ia kushtoj Bashkimit të Kombit.z. Basha! Uroj nga zemra që të vazhdoni veprimtarinë tuaj letrare, sepse dashuria e juaj për atdheun dhe njeriun është burim fundamental, që pasuron jo vetëm letërsinë nacionale, por edhe letërsinë në përgjithësi.

Z. Agim Desku: Miq të nderuar të fjalës së bukur poetike dhe ju auditorium i mrekullueshëm! Poetët tërë ditën i kam përshëndetur, megjithatë, pranoni një përshëndetje zemërore, vëllazënore ngase ia vlen të flashësh për ta. Unë kam përgatitur tre shkrime: një për Namikun, një për Remziun e një për Jorgo Telon.Namikut i uroj edhe libra të tjerë…Një gërshëtim kulture dhe bamirësie prej poetit atdhetar Remzi Basha. Në muajin shtator, Redaksia Shqip shpall një konkurs për poetin e vitit. Në këtë konkurs u përfshinë një numër i madh poetësh me poezitë e tyre, po të gjitha u shquan me përmbajtjen e tyre. Këtu lexuesi pat rastin të njihet me poetin tonë nga Suedia z. Remzi Basha. Duke lexuar poezitë e Remzi Bashës, çdokush që e kuptoi, ai ndjeu mallë për vendlindjen dhe sa me mallë e përkushtim i shkruan ato vargje. Poezia e tij

ëhtë frymëzuese, ajo është burimore, e gjallë, del nga forca vigane e këtij njeriu që nuk ka di kurrë të ndalej. Deshira e tij është e madhe: kudo që flitet shqip, kudo që i thonë tokë shqiptare, të jenë bashkë. Dhe, siç shprehet poeti:Pena e poetit nuk ka të ndalur. Ai shkruan për heronjtë e rënë në luftë për liri. Në vargjet e tij kalon malli në vuajtje, por edhe gëzimi i fitorës, sepse çdo aktivizim i tij nuk i shkoi kot, sepse Kosova u çlirua dhe është e lirë sot. Ndaj Remziu nuk ndalet, shkruan, shkruan edhe kur ndalesh me të, ai të flet: ”Çfarë më shumë për të shkruar?!” Remziu, krahas librave në gjuhën shqipe, i ka të përkthyera edhe në gj. Angleze, suedeze. Ai ka mallë për Çamërinë dhe në shkrimet e tija ai shprehet se tokën e Shqipërisë e ka shkelë cep me cep, se për te shihte ëndërra, e kjo sot iu bë realitet. Sot ai është i lirë, sepse është e lirë Kosova, por Suhareka është vendi i tij i lindjes, që ai me mallë ia kushton poezitë e tija. Edhe në fushën e Rrafshit Kombëtar, ky poet ka një çasje shumë të dashur atdhetarie, nga se janë shumë çasje në veprat e tyre të mërguar pa fajin e tyre. Janë shumë poetë që kanë fjalë miradije për te, për këtë poet, për kulturën e tij, bamirësinë e tij, kujtoj në njeriun që e ka pasë pranë e që e ka dashur – Tahir Desku. Remzi Basha, edhe në këtë fushë iu ka dalë në ndihmë. Uroj poetin Basha.

Image

Festim Bytyqi, drejtor për kulturë, rini dhe sport, foli shkurt: ”Me folë pas tërë kësaj që u tha nga parafolësit, nuk po më duket mirë, sespe këta e përfaqësojnë evenimencen e fjalës së shkruar, kështu që më mbetet të shpërndaj dhurata, për dy poetet që i kemi sot këtu, për zotin Namik Selmani që është përkujdesur të na sjelli këtu një copë tokë nga Çamëria dhe që hap bashkëpunim me Komunën tonë dhe shpresoj se do kemi bashkëpunim dhe bashkëvendësin tonë z. Remzi Basha, i cili po përfaqëson Diasporën dhe atje ka senzibilizuar çështjen e Kosovës në Perëndim; e kemi këtu e dhe znj Margareta Xhepa, që na ka nderuar shumë me pjesëmarrjen e saj, dhe e falënderojmë shumë. Kështu që, drejtori për kulturë, rini dhe sport, z. Festim Bytyqi, shperdau dhuarat modeste për:

Znj. Margareta Xhepa, aktore nga Tirana: ”Meqë sot pata rastin të njohtohëm me z. Remzi Basha dhe më erdhi mirë, këtu do i lexoj disa nga poezitë e tija, por në fillim më lejoni të recitoj disa nga vargjet e poetit Lazar Siliçit:Sot Shqipëria u mbushë edhe me “një Naim të Vogël” dhe Naimi i Vogël është poeti Remzi Basha, për atë desha ta bëj këtë krahasim, nga se Remzi Basha thotë:Këtë gërshëtim që e bëra për z. Remzi Basha, po e ilustroj edhe me atë se poeti nga Gjirokastra –Jorgo Telo, një poet jashtëzkonisht i mirë, nga respekti dhe dashuria e madhe që e ka për Remziun, ka shkruar një poezi me shumë dashuri:Kush është Remzi Basha?–          Dhuratë shpirtërore për mikun nga Kosova –E përmbylli fjalën znj Margareta Xhepa. Duartrokitja në sallë nuk kishte të ndalur…

z. Vullnet Mato, shkrimtar nga Tirana: ”Për herë të parë po shkel Kosovën dhe mbaj një gurë të madh për Suharekën. Ka një gjysmë shekulli që shkruaj e lexoj poezi. Kur këtu ishte Serbia, nga Shqipëria janë drejtuar me mijëra e mijëra shigjeta në zemrën e serbit me poezi dhe s’ka shigjetë më të thekshme sesa poezia kundër armikut. Janë shkruar aq shumë poezi për Kosovën, sa nuk ka as gjethe mbi pemë të Kosovës…Unë kam bërë një poezi atëherë dhe e publikova në gazeta dhe n’internet. “Motra jonë e një barku”.

Z. Rrahim Sadiku, ish komandant i UÇK-së: ”Përshëndetje të gjithëve që na bashkoi ky takim. Këtu para jush po e lexoj një letër përshëndetëse të cilën z. Luigj Shkodrani ia dergoji mikut të vet z. Remzi Bashës, e në të cilën shkruan:”Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi, të tubuar për të nderuar vepritmarinë e këtij intelektuali të flakët. Më lejoni që përmes kësaj letre t’i them disa fjalë për poetin, shokun dhe vëllain tim Remzi Basha. Z. Remzi Basha e njoha para disa vitesh përmes disa miqve të mi që e prezentuan si atdhetar që gjithë jetën ia ka kushtuar Çështjes së Kombit. Në disa biseda me Remziun e mësova dashurinë e tij ndaj Kombit dhe ndaj atdheut të tij. Aktiviteti dhe kontributi i tij për këtë çështje e ka ngritë në panteonin e njerëzve më të shquar të kombit tonë. Kjo e ka bërë të njohur në një rreth më të gjërë lexuesish.

Te Remziu njeriu merr frymëzim, merr pak atdhé që na ka munguar  aq kilometra sa jemi larg. Unë tek Remziu e gjeta vëllain e mirë, të përkushtuar, njeriun me zemër të madhe që jep çdo gjë nga vetja dhe bën të lumtur e të gëzuar secilin. Të flasesh për këtë njeri dhe tërë aktivitetin e tij do të nevojitej një kohë e gjatë që të renditen të gjitha ato që ky i ka bërë për atdheun e tij, për vendin e tij, për popullin e tij, për çështjen kombëtare shqiptare. Gjatë Luftës në Kosovë qante, ka ndihmuar UÇK-në dhe Komandantin Adem Jashari, ky qante dhe kur u ndanë trojet shqiptare nga toka amë. Remziu i do edhe çamët, Presheven, Bujanocin, Tuzin dhe Ulçinin. Ai bën shumë për një të afërt për këtë bashkim. Z. Remzi Basha, për kontributin e dhënë është fitues i shumë çmimeve, Mirënjohjeve: është fitues i çmimit “Poeti më i mirë i vitit në Skandinavi”, Rumani, Amerikë dhe shumë e shumëtë tjera. Unë nuk dua të ju marr kohë më shumë, por i ruoj Remzi Bashës çdo të mire, që dora dhe pena e tij të mos pushojë kurrë, të na sjell krijime edhe më të shumta, se ka kohë se ende është i ri.

Pas këtyre fjalë kaq miradije,  erdhi koha muzikës dhe reklasimit. Për në skenë ngjitet e respektuara Shefqete Gosalci, me këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”:

Z. Namik Selmani, poet: ”Të nderuar bashkëkombas të Therandës!Këto ditë po takoja miq të shumtë që kishin ardhë nga Gjermania, Suedia,Italia… për ta shuar mallin në këtë qytet të bukur. Para ca vtitësh duke ardhur me disa miq nga Instituti Kombëtar i Shtetit  – Tiranë, kur erdhem këtu, papritmas u ndal karvani i shumë makinave. Çfarë kishte ndodhur? Çudi! Qyteti i Therandës fetonte Festën e  Maturës. Turmë e madhe njerëzish, të gjithë dasmorë të shkronjave (si të shprehëm metaforisht) e kishin mbuluar rrugën, prindër nxënës, poetë…kur dhe paraqitët emblema e ”Elena Xhikës”, e cila dikur thoshte: ”Unë jam shqiptare nga Çamëria!” Ky nder u takon tëgjithëve, më takon edhe mua se unë jam çam. Kam mësuar se emri i Suharekës burimin e ka nga ”Lumi i Thatë”, por sot Suhareka nuk është lumi thatë, as prrockë, është një vend ku notojnë – një ujë i qetë. Do të nderoja z. Shyqyri Kuqin, i cili me modesti dizajnoi dhe udhëhoqi sot këtë takim, që rrallë kush më mirë do e bënte, dhe né ndjehemi të gjithë mire

Të nderuar poetë!

Për të njohur poetin Remzi Basha, duhet njohur gjuhën e Remzi Bashës dhe t’i lexosh shkronjat e Abetarës se tij… Për Remziun kam sjell një dhuratë modeste e cila është një fotografi me 3 gra, nga të cilat: e para e përgatitë kafenë, e dyta përgatitë mullirin e kafesë dhe e treta i përgatitë filxhanat. Mos mbetëshim pa gra!” Me rastin e dorëzimit të dhuartës, duartrokitje frenetike në sallë. ”Edhe për juve kam një dhuratë, por pak më ndryshe nga kjo që ia dhurova Remziut, dhe filloi të lezoj poezinë: “Sytë e Therandës sime” … duartrokitje që s’dinin të ndaleshin…Diploma, mirënjohje dhe falënderimePër krijimtarinë letrare, Remzi Basha është nderuar me shumë diploma, mirënjohje e falënderime.“Remzi Basha shkruan për vendlindjen e tij si një adoleshent që ka rënë në dashuri.

Remzi Basha bën pjesë në atë grup që synon që të bashkojë shiqptarët me njëri-tjetrin, nën palet e flamurit kombëtar. Ky njeri, me pamjen prej luftëtari ka një zemër kaq të madhe sa të pranojë në zemrën e tij të gjithë shqiptarët. Unë tund kokën kur lexoj poezitë e Remzi Bashës.”  Uroj që sa më shpejt e sa më shumë të shkëmbëjmë mes vedi si shkrimtarë, si poetë, si patriotë, si mesazhierë të së nesërmes më shumë fjalë, më shumë poezi, më shumë mençuri. Remzi Basha na e thotë këtë  mësim kaq  mirë në libirin e tij ”Në tokën amë”.Remzi Basha ka botuar deri tani këto tituj:-1.(Di)Adema ,1.Merrmë me vete ,3.(Ri)ngjallje e atdheut ,4.Në tokën amë ,5.Zëri i Kosovës ,6.Zëri i atdheut ,7.Nusja nga Camëria,8.Zjarr në duart e mia , 9.Kongresi i Lidhjes Shqiptare në botë , 10.Poezi bashkëkohore shqipe dhe 11.Antologjia “Shija e shikimit”.Poetit  i dëshirojmë suksese me rezultate të mëdha drejt majave më të larta të artit, shkencës, prodhimit dhe përparimit të mendimit njerëzor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat