Unioni i Bizneseve Shqiptare në Suedi uron Haradinajn

Diaspora

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Suedi uron Haradinajn

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:45
Ramush Haradinaj

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Suedi ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për pranimin e detyrës së re.

"I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj,

Me respekt të veçantë, më lejoni që në emrin tim personal, të Kryesisë dhe të anëtarësisë së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, të shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Shpresojmë që suksesi i kësaj sfide të re plotë përgjegjësi të jetë shoku juaj më i ngushtë që do t’ju përcjellë në çdo hap të saj.

Në këtë frymë të zhvillimit dhe të bashkëpunimit do të keni edhe përkrahjen e plotë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi", thuhet në urimin e Unionit të Bizneseve Shiptare në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat