Gashi thirrje bashkatdhetarëve në Francë: Ta mbështesim Medinën!

Diaspora

Gashi thirrje bashkatdhetarëve në Francë: Ta mbështesim Medinën!

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:13
Gashi me Medina Surdulli

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e mbështet vogëlushen Medina Surdulli në garat evropiane të notit për fëmijët me sindromin Down, që do të mbahen në Bobigny të Francës.

Ministri Dardan Gashi i ka bërë thirrje diasporës kosovare në Francë që ta mbështetë vogëlushen Surdulli, e cila aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012.

“Nga datat 28 tetor -  4 nëntor ftoj bashkatdhetarët që jetojnë në Francë ta mbështesin Medinën, e cila po e bën krenare Republikën”,- ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Vogëlushja Medina Surdulli në fushën e notit ishte zgjedhur Sportistja e Vitit që nga viti 2012.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat