U mbajt festivali i XV i krijuesve nga diaspora

Diaspora

U mbajt festivali i XV i krijuesve nga diaspora

Nga: Ramandan Reshitaj Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 13:02
Vendi i Parë për Poezi iu nda krijuesit nga Norvegjia, Hysen Berisha, kurse per muzikë kompozitorit Sami Piraj

Qyteti i Malmës në Suedi, mbrëmë mblodhi krijuesit shqiptarë letrarë dhe muzikorë që veprojnë në Diasporë. Ata për të pesëmbëdhjetën herë me rradhë u takuan në Festivain tradicional të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Sqiptare, i cili organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi.

Këtë manifestim, të vetmin e këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, e shpalli të hapur Ahmet Bella, sekretar i Unonit, i cili mes tjerash përkujtoi se tash 15 vjet veprimtarë të Unionit punojnë dhe angazhohen për të stimuluar krijimtarinë letrare e muzikore të diasporës shqiptare. Ky angazhim nuk ishte i lehtë por përkushtimi për ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës kombëtare në shtetet ku jetojmë ishte më i madh duke mposhtur të gjitha sfidat.

Nëpërmjet këtij festivali deri më tash krijimtarine e tyre letrare e muzikore e kanë shfaqur disa qindra krijues letrarë shqiptar nga Suedia dhe nga shumë shtete të Evropës e të kontinenteve të tjera si dhe si pjesë e këtij manifestimi janë promovuar edhe mbi 100 libra të krijuesve shqiptarë nga diaspora.

Image

Në emër të Ministrës së Kulturës së Kosovës të pranishmit i përshëndeti zyrtari i lartë, Sami Piraj. Ai festivalin e Unionit e vlerësoi lartë dhe e cilësoi si ndër manifestimet më serioze që  zhvillohen në Kosovë dhe jashtë saj. Ky festival ka krebilitetit prandaj si të tille Ministria e Kulturës e Kosovës e përkrah dhe e mbështet edhe materialisht, tha Piraj.

Para pezantimit zyrtar të poeive dhe pkave muzikore konkurruese, në ambientet e Shtëpisë reprezentative Orden Hus të Malmës, ku u mbajt festivali i XV, u bë promovimi i disa nga librave të botuara brenda dy festivale. Titujt dhe autorët e librave të prezenatuara ishin: ”Hamit Gurguri ”Rritu princeshë”, roman, Hasan Qyqalla “Në ¨¨endërr digjet nata”, përmbledhje me poezi, Antologjia me vjersha kushtuar Shën Terezës nga auorët Hasan Qyqalla e Fran Tanushi me titull ”Vargje për nënën”, përmbledhja me poei me titull ”Diçka që vjen me lot” dhe libri me tregime në gjuhën suedeze i Vera Pecit me titull ”Efter stromen skiner solen me lyssnade” (”Pas shtërngatës dielli shkëlqen më shëndritshëm”).

Konkurrimin në festival e çeli  Anila Kila, e cla kishte ardhur nga Greqia me poezinë ”Shembja e idhullit” Pastaj krijuesit u prezentuan me radhë: Ejup Krasniqi, Gjermani ”Të ndjehesh i mërguar”, Hamit Gurguri, Suedi ”Ah Toplicë!”, Mirvete Mehmeti, Norvegji “Bija e Gjilanit”, Shuquri Sejdijaj ”Zbërthimi” , Teuta Haziri ”Dy shtëpi”,  ”Iliria” kompzitor Sami Piraj, interpetoi Sussane Flink soprane nga Opera e Malmës, pastaj Afërdita Xani  me poezinë ”Fuçia e mendjes”, Bedri Paci ”Zemra troket”, Beqir Cikaqi krijues nga Italia me poezine ”Katrahurë e papërëritshme”, vepra muzikore e Ahmet Bellës, Preludium në emol për piano luajtur nga pianisti Philip Kang,  Hysen Berisha, Norvegji, ”Eh, kjo dashuria!”, Hasan Qyqalla, Gjermani ”Për një çast...”, Liridona Jakupi ”Ajo”, Milazim Kajtazi, Gjermani ”Njeriu prej dheu”, Qefser Bardiqi ”Gërmadhë e ndërgjegjës”, Rina Sllovinja ”Dhëmbja”,  Sabri Mehmeti ”Mërgimtarët”, Shaip Morina ”Kur isha viq”,  Vera Peci ”Shqipja” dhe Ismail Jashanica ”Vendimi NN”.

Image

Në program u paraqitën edhe disa vepra muzikore të kompozitorit Ahmet Bella, të cilat ishin jashtë konkurrencës., në mesin e të cilave edhe Poema ”Dardania” të interpetuara nga Synnöve Ekström, soprane, Moa Karlsson alt, Aleksandër vesterberg tenor dhe nga vet autori Bella. Këto pjesë muzikore u shqëruan në piano nga maestro Phili Kaang.

Juria e festivalit në përbërje: Ramadan Reshitaj , kryetar, Nahtije Breznica, Feriz Ferizi dhe Ditëlind Zhuta, anëtarë, mori këto vendime:

Vendin e Parë për Poezi ia ndau  poetit Hysen Berisha, të Dytin e ndanë Teuta Haziri e Afërdita Xani, të Tretin Hamit Gurguri.

Vendi i Parë për krijimtari muzikore iu nda kompozitorit Sami Priaj, kurse Vendi i dytë kompozitorit Ahmet Bella.

U ndanë Cmimet tjera të Festivalit. ”Penda e Festivalit” iu dha Shuquri Sejdijajt, Cmimi ”Kosovë Rexha – Bala” u dha Rina Sllovinjes, kurse Cmimi ”Gani Xhafolli” iu dha poetës Liridona Jakupi.

Të gjithë krijuesve letrarë e muzikorë organizatori u dha Mirënjohje publike.

Festivali u moderua me kreativitet nga qifti Hanife dhe Qerim Kryeziu. Përpos krijuesve letrare e muzikorë që veprojnë në diasporë, të pranishmit ishin mysafirë të zgjedhur dhe të ftuar nga organizatori.

Në përgjithësi edhe kësaj here u dëshmua se diaspora shqiptare është mjaft aktive edhe në lëmitë kulturore dhe se, edhepse larg atdheut, po lenë gjurmë të pashlyera në vendet ku po jeton dhe po lidhë ura miqesie me kulturat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat