Në moshën 53 -vjeçare, vdiq Agim Boba

Diaspora

Në moshën 53 -vjeçare, vdiq Agim Boba

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 19 nëntor 2017 Në ora: 15:14
Agim Boba

Pas një goditje në zemër, me datën 15 nëntor 2017 në Durrës, ku pati jetuar vitet e fundit, ndërroi jetë veprimtari i komunitetit Agim Boba, në moshën 53 -vjeçare, dhe u varros më 16 nëntor në varrezat familjare në Bulqizë.

Agim Boba, lindi më 16 mars 1964, në fashtin Drague - Builqizë. Shkollën fillore, tëtë vjeçare dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën profesionale për Gjeologji Miniera e kreu në Tiranë, nga viti 1978 deri më 1982.

Në vitin 1996, emigroi në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur në New York, ku edhe qendroi për afro dy dekada. 
Me të ardhur në SHBA, Agimi iu bashkëngjitë komunitetit shqiptar në të gjitha aktivitet dhe veprimtarit kombëtare, duke qenë shumë aktiv.

A vijojë studimet për katër vjet, (1996-2000), duke marr një diplomë nga kolegji “BramsonORT College”, në Brooklyn - New York.
Ndërkohë, prej vitit 2001, Boba ka qenë një anëtar mjaft aktiv në Akademin e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, me bazë në New York.
Agimi ishte i dhënë shumë mbas studimeve, disa prej të cilave i paraqiti në simposiumet dhe akademitë, që mbajti Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, me bazë në New York.

Ai ishte pjesë e bordit drejtues të Simpoziumit më të madh Shkencor Mbarëshqiptar, që u mbajt më 19 qershor 2005, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, me bazë në New York, në nderim të 600-vjetorit të Lindjes së heroit më të madh të kombit tonë, Gjergj Kastriot - Skënderbeut, në Adelphi Academi - tepullin e dijes kryeqendra e kulturës dhe shkencës, ku shqiptarët e Amerikës e përjetësojnë figurën Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot - Skënderbeut.

Ndërkaq, studiuesi Agim Boba, për Simpoziumin Shkencor Mbarëshqiptar, kishte zgjedhur temën : “Gjergj Kastriot - Skënderbeu dhe mbështetësit dibranë”. 

Agim Boba, ishte anëtar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave dhe Arteve, ku paraqiti edhe disa punime të tij studimore, në revista dhe gazetat shqiptare mes tyre : “Hulumtime mbi origjinen pellazgjike të Kombit Shqiptar” dhe  “Roli historik i Fan S. Nolit ne mbrojtje te Kombit Shqiptar”.

Lajmi i hidhur i vdekjes së tij, parakohe ka prekur thellë jo vetëm familjen e tij të nderuar, por gjithë komunitetin shqiptar këtu në New York, të gjithë ata, që e njohën dhe e kuptuan se kush ishte me të vërtet Agim Boba. 

Prof.Dr. Skender Kodra shkruan në njoftimin e vdekjes së Agim Bobës : “Nuk mund të mos ndjesh dhimbje, për anëtarin e Akademisë, mikun dhe shokun tonë, bashkëpuntorin, patriotin e atdhetarin Agim Boba. Ai ishte një nga ata njerëzit që ndahen nga jeta në një moshë kur aftësia dhe përkushtimi i tyre janë në kulmin e mundësive për arritje të larta shkencore, dhe duan ti japin shumë kombit tonë. Kjo ishte humbje e madhe për Akademin e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, me bazë në New York”.

Doktor Kodra, duke i dhënë lamtumirën e fundit, mikut të tij dhe Akademis Shqiptaro Amerikane Shkences dhe Artve, e ka vlerësuar shumë veprimtarinë e tij aktive ndaj çështjeve Kombtare, si anëtari ASHSHA.

“Akademia jonë u varfëru nga vdekja e Juaj, që na shkaktoj një dhimbje të madhe, ashtu si dhe mbarë familjes Boba dhe fëmive, Sibora, dhe Ilir, ju shkaktove dhimbje. 28 Nandorin nuk e prite aty ku ligjerojshe si nji shqiponjë.Pushofsh i qetë në Botën e Amshimit , miku ynë”, thotë Prof.Dr. Skender Kodra  Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane.

Veprimtari i njohur Gani Perolli, dhe veterani i komunitetit shqiptar në SHBA, shkruan në librin e zisë në rrjetin social Facebook, ka lënë shënim për këtë ikje në botën e amshimit, :” Ngushellime gruas, femijëve, dhe mbarë familjes Boba. Ngushellime, gjithëashtu të gjithë miqve dhe dashamirësve të Agimit.

Agimi ka qenë mik i ngushtë i imi. Ai ishte Shqiptar i mirë dhe kishte ndjenja të pastra kombëtare, dhe ishte i palundëshëm për idenë tonë të përbashkët, atë të bashkimit të të gjitha trojeve Shqiptare. I paharruashëm qoftë kujtimi i tij”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat