Urime Dita e Flamurit, 28 Nëntori!

Diaspora

Urime Dita e Flamurit, 28 Nëntori!

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 11:42
Flamuri Kombëtar

Përshëndetje të nderuar shqiptar kudo që jeni, në atdhe dhe përtej atdheut, nxënës të dashur, mësimdhënës- që punoni me sakrifica të mëdha, punëtor e shkencëtar, deputet e politikan!

Në emër të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, ju urojmë festën e  nëntorin, ditën më të shenjtë të kombit shqiptar, ditën e flamurit, 28 nëntorin!

Ditën historike për kombin, që na i ringjall ndjenja e rilindëseve se: një komb e një gjuhë janë dhe do të mbetet ardhmëria jonë, kombit shqiptarë. Andaj dhe vet simbolika e dy konsullatave tona në Munih, në një ndërtesë, na i zgjon ndjenjat të besojmë se e ardhmja e kombit të bashkuar është në rrugëtimin e përfunduar të rilindësve, që vullneti i tyre dhe i shumë gjeneratave të mëpastajme, i të urtit plakë, Ismail  Qemailit, të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit e i shumë e shumë heronjve, atdhetarëve, e patriotëve të tjerë që s’ndalen rrugëtimin për ta bërë Shqipëri, ashtu siç ishte e bashkuar, Shqipërinë Etnike.

Me përgjegjësi morale e kombëtare thërras tërë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, që fëmijtëve tanë mërgimtarë t’ua ofrojmë këtë rreze drite, gjuhën Shqipe, që të ndihen krenar pse janë shqiptarë, me origjinë rrënjëve të thella nga Pellazgjikja-Ilirishtja e kombi Shqiptar.

Andaj uroj që së bashku me konsullatat tona shqiptare në Munih, me dy qeveritë tona: Tiranën dhe Prishtinën, nga ky nëntor, të realizohet projekti ynë madhorë dhe kombëtar për Mësimit Plotësues në gjuhën Shqipe edhe institucionalisht!

Gjë që dhe shpresojmë, nga që vullneti i tyre nuk mungon, tashmë presim edhe të konkretizohet pas shumë e shumë kërkesave të bëra nga KMPGJSH-ja të drejtuar në adresë të dy kryeministrave, Rama dhe Ramushit, Ministrive të arsimit Lindita Nikollës dhe Shyeqeri Bytyqit dhe të diasporës Majkos dhe Gashit si dhe të punëve të jashtme Pacollit.

Po ashtu në emër të KMPGJSH-së thërras spektrin politikë shqiptar ta ketë në vëmendje Mësimin plotësues të mërgatës, se për fat të keq brezi i dytë ka filluar më të madhe ta zbehë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe e nëse me kohë nuk e parandalojmë këtë zbehje ka drojë se edhe do të asimilohen fëmijtë tanë mërgimtar.

Të dashur nxënës, mësimdhënës të Mësimit Plotësues, biznese dhe shoqata që jetoni dhe veproni në Landin e Bavarisë ju uroj festën e 28 nëntorit, që ky nëntor të na bashkoj dhe të bashkuar ta ndihmojmë vlerën më sublime të kombit, që është dhe mbetet gjuha shqipe.

Të rrugëtojmë së bashku, se Gjergji ynë i madh ka thënë: “Bashkimi bënë fuqinë”

Në emër të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari

Mustafë Krasniqi-kryetar 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat