Afaristi Hetem Zogaj, ndan dhurata për nxënësit e shkollës shqipe të Quintos

Diaspora

Afaristi Hetem Zogaj, ndan dhurata për nxënësit e shkollës shqipe të Quintos

Nga: Beqir Cikaqi Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 01:09
Dhuratat

Shkolla Shqipe e MP në Quinto të Trevisos, për hir të festave të fundvitit përfundoi mësimin për këtë vit kalendarik. Në këtë ditë mësimi përveç nxënësve e mësuesve ishin të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i prindërve, si dhe afaristi Hetem Zogaj me origjinë nga komuna e Malishevës, që prej vitesh punon e jeton në krahinën(provincën) e Trevisos që është një mbështetës i shumë aktiviteteve të shkollës shqipe të Quintos. Nga vendorët i pranishëm ishte zoti Gianni Zoggia nga karitasi i Quintos, i cili edhe e ka marr për obligim të kujdeset rreth lokalit ku shkolla shqipe zhvillon mësimin.

Në ditën e fundit të mësimit për këtë vit kalendarik, afaristi Hetem Zogaj për të gjithë nxënësit vijues dhe dy mësuesit të shkollës kishte siguruar dhurata për nder të festave të fundvitit- Krishtlindjeve  dhe  Vitit Ri. Duhet cekur se z. Hetem Zogaj, ngjashëm kishte vepruar edhe në vitin e kaluar.

Mësuesi Bajram Desku, para të pranishmëve i falënderojë prindërit që i sjellin fëmijët në, me një kritikë të zakonshme për ata të cilët hezitojnë akoma. Gjithashtu falënderoi z. Zoggia për kujdesin dhe kontributin rreth shkollës shqipe. Një falënderim i veçanet iu adresua edhe z. Hetem Zogajt.

Image

 

Afaristi Hetem Zogaj, shprehu kënaqësinë që iu ka dhënë rasti të jap një kontribut modest, në krahasim me mësuesit që japin kontribut të jashtëzakonshëm. Z. Zogaj u zotua se do ta mbështet shkollën shqipe edhe në të ardhmen.

Nga prindërit falënderuan mësuesit për angazhimin vullnetar në mbarëvajtjen e veprimtarisë së kësaj shkolle shqipe Gazmend Bytyqi, Shefit Begaj, Bekim Spahiu, Bashkim Bytyqi, Nazmi Morina, etj. Gjithashtu falënderuan afaristin Hetem Zogaj për dhuratat e shpërndara për nxënësit.

Mësuesi Beqir Cikaqi, përveç falënderimit, para të pranishmëve  ceku disa nga aktivitetet e veçanta që ka zhvilluar shkolla shqipe e Quintos, kuptohet me përkrahjen edhe të prindërve. Gjithashtu potencoi edhe për aktivitetet e radhës, ku me 17 Dhjetor të këtij viti tre nxënëse dhe mësuesi i tyre në cilësinë e krijuesit do të marrin pjesë në konkursin “Fjalët e shpirtit” në Mantova, që organizon  Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Itali( LSHASHI ). Mandej në fillim të vitit të ardhshëm do të organizojë ORËN LETRARE, që do të jetë edicioni i 3-të në shenjë të 10-të vjetorit të Pavarësisë Kosovës... Ndër të tjera edhe iu urojë festat e fund vitit, me shpresë se viti tjetër të jetë edhe më i suksesshëm.

Krejt në fund, afaristi shqiptar nga Kosova z. Hetem Zogaj, i shoqëruar nga djali i tij, shpërndau dhuratat për të gjithë nxënësit vijues dhe për dy mësuesit e Shkollës Shqipe të Quintos, duke përcjellë urimet e sinqerta e të përbashkëta edhe të mësuesve: GËZUAR FESTAT E FUND VITIT!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat