Itali, ra nga katër metra lartësi, vdes në spital e reja nga Prishtina

Diaspora

Itali, ra nga katër metra lartësi, vdes në spital e reja nga Prishtina

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Brikena Mehmeti

Një vajze 16-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e 15 dhjetorit në Spitalin e Treviso në Itali.

E reja quhet Brikena Mehmeti, 16 vjeçe ka ndërruar jetë si e rënie nga lartësia, bëjnë të ditur mediat italiane.

Teksa ajo ishte ngritur për të shkuar në banjo, e reja ka ngatërruar derën e banjës me një dritare duke rënë nga 4 metra lartësi.

Pas një jave në koma shqiptarja nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i 16 vjeçares pritet të sillet në Prishtinë që është edhe qyteti i saj i lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat