"Në gjunjë, ose të vrava", shqiptari terror në Itali

Diaspora

"Në gjunjë, ose të vrava", shqiptari terror në Itali

Më: 4 janar 2018 Në ora: 08:26
Ilustrim

Një shqiptar ka terrorizuar një grup të rinjsh teksa makina e tij u vu përballë me makinën me të cilën udhëtonin 4 djem të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro dhe shkak u bë një debat për cështjen e përparësisë në qarkullim. Mediat italiane shkruajne se shqiptari, një 30-vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur doli me furi nga makina dhe iu sul të rinjve. I detyroi të zbrisnin poshtë, dhe njërin prej tyre kërkoi ta gjunjëzonte. 

“Në gjunjë, ose të zhduka, i tha teksa i drejtori një armë në kokë. Në vendngjarje erdhi policia e cila ishte sinjalizuar për sherrin, por shqiptari ishte larguar së bashku me makinën, ndersa u zbulua nga kamerat e sigurisë që kishin regjistruar gjithçka, raporton panorama. Ai u kap disa metra larg vendit të përplasjes. Gjatë kontrollit iu zbulua edhe arma, por rezultoi se ajo ishte vetëm një armë lodër, por që dukej si e vërtetë. Shqiptari u shoqërua në polici dhe pritet të vihet përballë drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat