Njerëz të rrezikshëm: Dalin detaje të reja për shqiptarët e arratisur në Greqi

Diaspora

Njerëz të rrezikshëm: Dalin detaje të reja për shqiptarët e arratisur në Greqi

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:41
Greqi

Veprimet e Policisë greke për kapjen e shqiptarëve që u arratisën mëngjesin e sotëm nga paraburgimi në Athinë si në një skenar filmash, janë duke avancuar. Pak pas mesnatës, katër të arrestuarit, tre shqiptarë dhe një gjerogjia, prenë hekurat e qelisë, varën çarçafë dhe ia mbathën dhe asnjë s’e di ku, thonë mediat greke.

Menjëherë u dha alarmi dhe autoritetet fillluan kërkimin për ata. Së fundi, nje prej tyre, gjeorgjiani, u identifikua dhe u arrestua në kopshtin e Departamentit të Transferimeve ndërsa të tjerët janë ende në arrati dhe po kërkohen. Një nga shqiptarët që u arratis nga dhoma e paraburgimit në Greqi është i përfshirë në një vrasje, ndërsa tjetri në çështje droge.

27-vjeçari shqiptar në vitin 2013 kishte vrarë bashkëjetuesen e vet në St.Lucas në Patissia në gjendje të droguar.

Ndërsa 39-vjeçari gjeorgjian që u arrestua, ishte burgosur për vrasje.  Në 2013 ai kishte vrarë pronarin e shtëpisë që do të vidhte në Kalithea, Halkidhi dhe ishte arretsuar 1 vit më pas në Selanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat