Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, u denoncuan në Francë nga një 18-vjeçare shqiptare - Bota Sot
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, u denoncuan në Francë nga një 18-vjeçare shqiptare

Diaspora

E martë, 23 janar 2018

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, u denoncuan në Francë nga një 18-vjeçare shqiptare

Më: 5 janar 2018 Në ora: 17:59
Ilustrim

Rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët janë nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.

Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo.

Prej tetë muajsh vajza ka marrë në Francë statusin e viktimave që mbrohen nga shteti. Autoritetet franceze u kanë përcjellë Krimeve të Rënda rrëfimin e vajzës. Hetimi i mëtejshëm i autoriteteve shqiptare, ka shpëtuar edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati ta trafikoheshin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali.

Në pranga në Shqipëri ranë 3 persona, në Francë 2 persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist. Kurse hetimet në Shqipëri dhe Itali pritet të nxjerrë emra të tjerë të implikuarish.

Vajza nga Durrësi me inicialet A.K u ka rrëfyer me detaje autoriteteve franceze në Bordo, historinë e saj.

“Isha në shkollë kur një shoqja ime më foli për Nuredin Dumanin, më tregoi se ai donte të martohej shprehet vajza e trafikuar. Vajza tregon se ka vazhduar komunikimin me Nuredin Dumanin përmes rrjetit social Facebook. Ai më thoshte që jetonte në Belgjikë dhe se më të jeta ime do të ndryshonte”, ka treguar ajo.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se në fakt gjatë kësaj kohe i akuzuari mbahej në një burg në Shqipëri për veprën e vjedhjes. Pas propozimit për martesë trafikanti kishte takuar të atin e vajzës, i cili kishte refuzuar bashkimin e tyre.

“Duhet të zgjedhesh o familjen, o djalin”, ka dhënë ultimatumin i ati.

“Unë zgjodha familjen”, shprehet vajza e trafikuar. Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe kërcënimet për jetën. Rezulton se Nuredin Dumani ka fotografuar motrën 3 vjeçare të adoleshentes A.K dhe me këtë e ka kercenuar në Facebook.

“Do ta vras motrën, po nuk u martove me mua”, mësohet ta ketë kërcënuar ai. Pas një vargu kërcënimesh vajza ka udhëtuar drejt Francës me mendimin se po martohej, por brenda javës ka përfunduar prej tij në rrugë.

Në dosjen e dorëzuar Shqipërisë autoritetet franceze shprehen se në një rast vajza është arratisur prej trafikantit, por një tjetër femër pjesë e rrjetit e ka rikthyer në rrugë.

Vajza mundi t’i shpëtojë rrugës vetëm më 20 mars 2017, kur ajo u hodh para makinës së policisë franceze në Bordo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test