800 euro për të ikur në Suedi, zbulohet mashtrimi që u bëhet shqiptarëve - Bota Sot
800 euro për të ikur në Suedi, zbulohet mashtrimi që u bëhet shqiptarëve

Diaspora

E premte, 20 prill 2018

800 euro për të ikur në Suedi, zbulohet mashtrimi që u bëhet shqiptarëve

Më: 5 janar 2018 Në ora: 22:29
Suedia

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes mashtrimin që iu bëhet shqiptarëve për të emigruar për në Suedi. Një “biznesmen” ka publikuar në gazetën “Çelsi” disa njoftime, ku kërkon staf për në Suedi.

Ai kërkon kamerier, shofer, pastruese, punonjës mobilierie dhe hidraulik. Në të gjitha këto njoftime është i njëjti numër telefoni; 0046769324122. Qytetarët nisen nga qyteti i Tiranës për në Tetovë, Maqedoni, një rrugë e gjatë 252 kilometra, e cila përshkohet në rreth 4 orë.

Ndërkohë, nga Tetova nisen me autobus drejt qytetit të Malmos në Suedi, një rrugë rreth 2192 kilometra e gjatë, ku kalon në Serbi, Hungari, Sllovaki, Çeki dhe Gjermania. Me autobus dhe tren, shqiptarët nisen nga Malmo drejt Stokholmit, një rrugë e gjatë 613 kilometra.

 “Shqiptarët paguajnë 700-800 euro”

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” telefonoi një emigrant shqiptar në Suedi, i cili punon në stacionin qendror të trenit në Stokholm. “Jetoj në Suedi prej 3 vitesh. Para pak muajsh ka filluar një problem, po që i ka rrënjët para shumë kohësh. Disa shqiptarë këtu në Suedi kanë mashtruar shumë njerëz duke u premtuar punë, një të ardhme më të mirë. Disa prej atyre paguajnë lekë, shuma prej 750 eurosh.

Më pas nuk u dalin në takime. Vinë këtej dhe mbeten rrugëve, janë hallexhinj” thotë ai. Më tej shton se te restoranti ku punon takon shumë shqiptarë. “Problemet nisin se aty dëgjojnë se flasim shqip, këta persona më kërkojnë ndihmë.

Më kanë ardhur tre persona, po kam dëgjuar edhe për persona të tjerë. Është një person që ka vënë njoftime te gazeta Çelsi, me një numër suedez. Ky personi ka vënë një emër që quhet Nikolin Prenga, disa thonë që është nga Lezha, disa thonë nga Shkodra. Disa thonë që ka edhe një emër tjetër. Këtë numër që ka ky personi e kam kërkuar në Suedi, po smë del. Me numrin e telefonit del vetëm një facebook fallco” thotë emigranti, në një intervistë për Fiks Fare.

Më tej shton, se një person e ka ndihmuar për t’u kthyer në Shqipëri. “Ai erdhi me një premtim pune prej 3800 euro në muaj. S’i ka dhënë asnjë përgjigje. Sa i tha se jam në Suedi, ai s’iu përgjigj më. Një person tjetër e ka mashtruar i ka thënë që do vish në Suedi, kemi kontratë si sharrprerës. Do na japësh 750 euro si siguracion shëndetësor dhe një paradhënie për banesë. Kur kanë mbërritur në Suedi, ata kanë ngelur rrugëve. S’kanë pasur lekë, bukë me vete. I ka lënë rrugëve, i ka braktisur.

Shumica e shqiptarëve që kam dëgjuar kanë kërkuar azil. Në Suedi është e vështirë të paguash hotelin, të paguash pa punuar. Një person iku në veri, njëri është në Stokholm dhe ka kërkuar azil dhe një person tjetër është në Tiranë, e kemi ndihmuar për të ngrënë. E kemi ndihmuar edhe ti presim biletën. Dy që kanë paguar lekë. Njëri 750 euro dhe tjetri 800 euro. Këta persona njohin edhe persona të tjerë” thotë ai, ndërsa përfundon se ka dëgjuar edhe për shumë mashtrime të tjera, edhe për nëna me fëmijë.

I mashtruari: Ngela rrugëve në Suedi

Pas denoncimit të emigrantit, gazetarët e “Fiks Fare” kontaktuan me një person që është mashtruar. “Historia ime fillon në datën 25 shtator 2017. Te gazeta Çelsi kishte disa njoftime, ku në Suedi kërkoheshin pesë profesione; kamarier, pastruese, hidraulik, shoferë dhe ndihmës mobilierë. Telefonova këtë personin, mu përgjigj mirë, më ofroi një rrogë të lartë dhe një vend ku të jetoja atje. Te gazeta ishte numër suedez. Ai personi ishte shqiptar dhe gjoja sikur kishte kompani të madhe. Më garantoi të gjitha, fjetjen, ushqimin dhe kontratën 3 vjeçare. Rroga fillonte nga 3600 euro e deri 6600 euro. Unë interesohesha për ndihmës mobilierë. Më tha që do marrësh një vërtetim që sje i kërkuar. Do marrësh dokumentet e tjera. Më tha pasi të bëja dokumentet. Nga 25 shtatori deri sa u nisa e kam telefonuar me dhjetëra herë dhe gjithmonë mirë, mirë. Dokumenet do i merrja me vete, do i paraqisja te zyra e punës” thotë ai, i cili nuk dëshironte që të identifikohej para kamerës. Më tej shton se është nisur javën e parë të muajit tetor 2017. “Nga Tirana, shkova në Tetovë dhe me autobus arrita në Malmo. Fjeta në stacion treni. Në Malmo mora një numër telefoni suedez dhe e mora këtë personin. Më tha që kur të vish në Stokholm me merr në telefon kur të zbresësh nga Treqni. Shkoj nga ora 13.00 në Stokholm dhe e marr dhe më thonë prit se erdha. Në stacion prita dhe aty fjeta. Atë ditë kam qëndruar në stacion treni. Dhe fjeta jashtë. Ditën tjetër takoj disa shqiptarë, u tregoj historinë dhe më nxjerrin një numër telefoni nëse ishte ky numër. Më thonë po. Ai kishte një emër Nikolin, po mesa duket si kishte të vërteta. Ai origjinën thoshte nga Lezha” shton i mashtruari. Më tej pohon se preu biletën për t’u kthyer në Shqipëri. “Kam qëndruar 4 ditë në Suedi, në Malmo dhe Stockholm. Ditën e parë kam kërkuar ku e ke komaninë, më thoshtë prit se do të vij. Se kuptoj pse e bënte. Disa persona të tjerë u ka marrë lekë. Mua s’më ka marrë lekë. Të gjithë i ka lënë në mes të rrugës. Planet e mia ishin që, pasi të stabilizohesha vetë, do merrja edhe familjen time” përfundon 30-vjeçari. Më pas ai provon t’i bjerë telefonit të Nikolinit, por rezulton i fikur. Në fund, gazetarët tentojnë që të kontaktojnë me “biznesmenin”, por sërish telefoni del i fikur./Top Channel

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test