I riu shqiptar kapet me një “super-market” kokaine - Bota Sot
I riu shqiptar kapet me një “super-market” kokaine

Diaspora

E premte, 20 prill 2018

I riu shqiptar kapet me një “super-market” kokaine

Më: 6 janar 2018 Në ora: 06:33
Kokaina

Një supermarket i vërtetë droge u zbulua nga policia italiane, ndërsa në pranga përfunduan një shqiptar dhe një rumune.

Arrestimet janë kryer në Brescia Trenzano, ku policia është vënë në gjurmët e dy të huajve të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin e shitjes së drogës.

Pas kontrolleve të ushtruara në trupin e shqiptarë, u gjetën disa gram marijuanë si dhe një dyzinë eurosh të ardhura nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Kontrolli më pas është shtrirë në Coccagli, në shtëpinë e tyre ku janë gjetur 32 doza kokainë të gatshme për t'u shitur, 65 gram marijuanë, si dhe mbi 4 mijë euro të hollave, përveç disa telefonave celularë të përdorura për të komunikuar me klientët.

Shqiptari është vendosur në masën e sigurisë arrest shtëpie deri në përfundim të veprimeve, ndërsa për vajzën është vendosur masa e sigurisë "detyrim me paraqitje".

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test