Tragjedi në Itali, e përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare - Bota Sot
Tragjedi në Itali, e përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare

Diaspora

E hënë, 18 qershor 2018

Tragjedi në Itali, e përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare

Më: 6 janar 2018 Në ora: 09:15
Pamje nga aksidenti

Një grua shqiptare ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Treviso, Itali.

Siç shkruan media italiane, shqiptarja e identifikuar si Gjyle Mina, 77 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një ‘Fiat Panda.

Përplasja ka qenë e fuqishme duke i marrë jetën menjëherë. Makina drejtohej nga një 54-vjeçar italian, i cili është ndaluar nga policia. Përplasja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në Vittorio Veneto.

Sipas të dhënave, gruaja shqiptare ka goditur kokën në kofanon e makinës dhe më pas është shembur në tokë. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, ajo kishte ndërruar jetë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test