Ky është shqiptari që përloti gjykatësin anglez, udhëtoi poshtë kamionit për djalin e sëmurë

Diaspora

Ky është shqiptari që përloti gjykatësin anglez, udhëtoi poshtë kamionit për djalin e sëmurë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 22:00
Arratisja

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia britanike pasi iu gjendën në banesën ku jetonte ilegalisht sasi të mëdha kanabis.

Sipas mediave angleze raportohet se ishte vetë shqiptari që lejoi policinë të hynte në shtëpi, ku u gjendën mbi 300 bimë kanabis të ngjeshura në dhomën e gjumit dhe në papafingo.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Arbury Road në Angli.

Shqiptari është Agim Selmanllari dhe ka një histori të dhimbshme, e cila e detyroi atë të shkonte në Angli ilegalisht poshtë një kamioni.

Sipas mediave angleze, Agimi është një baba nga Shqipëria, i cili hyri në Angli me shpresën e fitimit të parave për të birin e sëmurë.

Selmanllari, 32 vjeç, jetonte në shtëpinë e shndërruar në punishte kanabisi në kohën kur u arrestua, dhe u dënua me gjashtë muaj këtë javë pasi pranoi fajin e kultivimit të kanabisit dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas prokurorit John Evans më 2 nëntor një oficere policie shkoi të bënte një verifikim për një shtëpi në Arbury Road para se të aplikonte për mandat kontrolli.

fotooo

Por kur pa nga dritarja, vuri re të pandehurin që po shihte jashtë, kështu që i bëri me shenjë t’i hapte derën dhe ai e lejoi të hynte brenda.

Selmanllari u arrestua e u prangos, më pas oficerja u ngjit në dhomën e gjumit, që shërbente si ambient kryesor mbjelljeje, ku pa 68 bimë “të rritura goxha”.

Në një tjetër dhomë gjumi pati shenja të një kultivimi të mëparshëm dhe nga dhoma shkohej në papafingo, ku ishin 77 bimë të rritura dhe 158 më të reja.

fotoooo

Kur u mor në pyetje, Selmanllari shpjegoi se kishte hyrë ilegalisht në Angli poshtë një kamioni që vinte nga Franca dhe u kishte borxh 9000 paund atyre që e çuan atje.

Më pas u çua te shtëpia në Arbury Road, me marrëveshjen që të kujdeses për bimët deri sa të shlyente borxhin, me kërcënime për familjen në Shqipëri nëse nuk bindej.

foto

Ai tha se jetonte në katin e parë të shtëpisë dhe i lejohej të shkonte vetëm në një dyqan aty pranë për të blerë ushqime dhe xhetona energjie për pajisjet në katin e parë, për të cilat i jepeshin 200 paund në muaj.

Prokurori shpjegoi se për katin e dytë ishte bërë një lidhje e paligjshme për të vënë në punë pajisjet e rritjes, ndërsa kati i parë ishte i lidhur me matësin për të treguar se energjia përdorej dhe paguhej për atë adresë.

Selmanllari shtoi se do t’i duheshin gjashtë muaj për të larë borxhin, pas të cilëve do t’i jepeshin edhe 1000 paund dhe ai mund të vendoste nëse do të vazhdonte ta bënte atë punë.

Gjyqtari Sam Mainds vuri në dukje se ishte “sasi kolosale” kanabis.

fotoooooo

Ndërsa avokatja e shqiptarit, Jane Brady tha se Selmanllari kishte rol të vogël në këtë aktivitet kriminal duke shtuar se ai u trafikua në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar e për t’i dërguar pará familjes.

Avokatja Jane Brandy tha:

Ai ka një djalë 4-vjeçar, të cilit i janë zmadhuar mushkëritë për shkak të një problemi që në lindje. Kjo e bëri, nga dëshpërimi, të futej poshtë një kamioni e të sillej në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte i dëshpëruar dhe donte të ndihmonte familjen. Nuk pati dijeni për punën që do të bënte, deri sa u fut në atë shtëpi”.

Dhe për faktin që Selmanllari u mbajt në qeli që nga arrestimi, Brady shtoi:

Familja e tij vuan për bukë tani që nuk ka asnjë të ardhur prej tij”.

Nga ana tjetër gjyqtari Mainds u shpreh me keqardhje për historinë e shqiptarit dhe krimin për të cilin ishte vështirë që të shpëtohej.

Teksa e dënoi me burg Selmanllarin, gjyqtari i tha:

Ju erdhët në Britaninë e Madhe sepse dëshironit të fitonit pará për familjen tuaj të varfër dhe për të ndihmuar djalin e sëmurë, i cili nuk mund të përmirësohet. Vetëm një gjykate të ashpër nuk do t’i vinte keq për këtë situatë, por ju u përfshitë në atë që e dinit që ishte aktivitet i paligjshëm në çdo vend të Evropës e sidomos këtu në Angli. Ishte një sasi e madhe kanabisi, i cili në rrugë do të vlente mijëra paund. E pranoj që ishit thjesht një punëtor që punonte nën urdhrat e kriminelëve seriozë e me përvojë”.

Duke vendosur që dokumentet e gjyqit t’i dërgoheshin Ministrisë së Brendshme, Gjyqtari Mainds shtoi:

Mundësia më e madhe është që t’ju kthejnë në Shqipëri”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat