Depërtohen 36 shqiptarë nga Britania, “The Sun” kritika për shpenzime të larta - Bota Sot
Depërtohen 36 shqiptarë nga Britania, “The Sun” kritika për shpenzime të larta

Diaspora

E shtunë, 20 janar 2018

Depërtohen 36 shqiptarë nga Britania, “The Sun” kritika për shpenzime të larta

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:52
Ilustrim

Tabloidi britanik The Sun ka reaguar ashpër për shpenzimet e larta që po paguan qeveria britanike për të kthyer mbrapsht në vendet e tyre, emigrantët e dëbuar apo kriminelët, përfshirë edhe ata shqiptarë. Theksin e ka vënë në faktin që ata po depërtohen me avionë privatë ku thuajse më shumë se gjysma e vendeve janë bosh.

“Me avionë privatë gjysmë bosh të paguar nga taksapaguesit (britanikë)”, shkruan The Sun, janë duke u depërtuar emigrantët ilegalë dhe të huajt që kanë shkelur ligjin.
35 avionë të angazhuar nga Home Office fluturuan për të kthyer në vendet e tyre rreth 1500 persona nga Pakistani, Xhamaika, Nigeria dhe Gana. Në një avion drejt Pakistanit ishin 29 të depërtuar dhe 62 persona nga stafi dhe 177 vende bosh.

Në një udhëtim drejt Xhamaikës, u panë 42 persona që do të ktheheshin mbrapsht dhe një staf prej 138 personash.
Kurse, në një udhëtim drejt Shqipërisë, për të kthyer mbrapsht 36 persona, u mor një avion me 111 vende.
Reagimi ka ardhur pasi “Home Oficce” deklaroi vitin e kaluar 2.1 milion paund shpenzime vjetore për të tilla kthime dhe kostoja ishte e lartë pasi mjaft bileta ishin anuluar, pasi azilkërkuesve iu ishte dhënë e drejta e ankimimit. 250,000 paund u deshën vetëm për të kthyer në vendin e tij vetëm një maroken.

Këto shpenzime të mëdha që po bëhen me avionë privatë për të kthyer mbrapsht personat e dëbuar nga Britania janë kritikuar nga John O’Connell, shefi ekzekutiv i Aleancës së Tatimpaguesve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test