SHHLP në Zvicër, falënderon të gjithë ata, që e mbështetën për vitin 2017

Diaspora

SHHLP në Zvicër, falënderon të gjithë ata, që e mbështetën për vitin 2017

Nga: Dashnim Hebibi Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:21
SHHLP në Zvicër, falënderon të gjithë ata, që e mbështetën për vitin 2017

“Gjithsej, gjatë vitit 2017, kanë përfituar 115 familje. Nuk besoj, se është punë e vogël, gjithçka është bërë në mënyrë vullnetare dhe ate me shumë mund. Asnjëherë nuk mundemi ti ikim atyre që na ndihmuan dhe na përkrahën me forma që kanë pasur mundësi. Padyshim, se urata kanë marur nga ata që kanë përfituar ndihma, por edhe nga ne si kryesi. Viti 2017, shoqata jonë e sheh të suksesshëm, pra e mbyllëm me ndihma prej 13.470 franga zvicerane. Të mos harrojmë, se sukses i madh, apo historikë, që do të mbetet për brezni e brezni, që do të vijnë është edhe puna e përgaditjes së Monografisë së Shoqatës sonë, nga dy autorët Dr.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi edhe ate pa asnjë mëditje, pra pa pagesë”.

St.Gallen, 09 janar

Me të shkuar viti 2017, edhe kryesia e SHHLP-së me qendrën e saj në Gosau të Zvicrës, ka rishikuar gjithë aktivitetin, që e kanë pasur dhe sipas kryesisë, viti që kaloi, ishte i suksesshëm dhe thuajse të gjitha planet që ishin paraparë që në fillim të vitit, janë realizuar me sukses. Lidhur me këtë, kryesia e kësaj shoqate e rrethuar me veprimtarë të devotshëm e drejtuar nga kryetari i saj, z.Fazli Musliu, falënderoj nga zemra, kryesinë, anëtarët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar, që të ndihmohen ata që kishin nevojë. Ai ndër të tjera për medien tone tha se:

“ Ju falënderoj përzemërisht edhe juve që na keni përcjellur në vazhdimësi. Siç dihet në opinion, jemi e vetmja shoqatë humanitare nga ajo trevë e etnisë shqiptare, që kemi ndihmuar në vazhdimësi familjet e dëshmorëve dhe veteranët edhe ate, jo më pak se 12 vjet pa ndërprerje. Aq sa kemi pasur mundësi edhe pse ato e kanë merituar ti ndihmohen edhe më shumë. Gjatë muajit dhjetor të 2017-ës, kemi ndimuar këto familje, pra 38 familje të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇPMB-së, prej tyre 30 familje veteranëve ju kanë ndarë pako ushqimore në vlerë prej 85 franga zvicerane për person, gjithsej 3.530.

Këto po duhet ti përmendim në medie publikisht, sepse për çdo vjet kemi qenë transparent dhe do të jemi edhe në të ardhmen. Aq ka qenë mundësia jonë dhe janë pritur mirë këto ndihma modeste. Njëherit kemi ndimuar shoqatën e OVL-së në Preshevë dhe Bujanoc për flamujë, kurorë, buqeta dhe lulet që vendosen në vendin e Lapidarit, e që ndrrohen dy herë në vit, aty te vendi ku janë ra dëshmorët dhe ne vendi ku j pushon trupi (varri) dëshmorit me vlerë prej, 1.100 franga. Kemi pasur një takim edhe me shoqatën  OVL-së dhe kemi rënë në ujdi, që për ti rregulluar vendet e rënies së dëshmorëve dhe ku ju pushon trupi i tyre në përjetësi.

Aty do ti ndërrohen shtyllat e flamujve, puna ku ndodhen flamujt ka kushtuar në vlerë prej 800 frangash zvicerane, ndërsa shtyllat I ka punuar firma Tobler (skeleve) në fshatin Raincë komuna e Preshevës falas, pra 22 shtylla gjashtë metra të larta. I falënderoj shumë për këtë vepër që e ka bërë kjo firmë dhe ju dëshirojmë shumë suksese dhe gjitha të mirat. Kemi ndimuar edhe studentë dhe dy prej tyre i kanë përfunduar studimet me sukses. Shoqata jonë, ka ndihmuar edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ku kanë përfituar 36 familje, veteran dhe 38 familje skamnore. Pastaj kemi pasur tre raste vdekjeje, dy veteranëdhe një nënë e dëshmorit, ku SHHLP në raste të tilla ju ndihmon sipas gjendjes së familjes, pra aty nga 300 SFR.

Gjithsej, gjatë vitit 2017, kanë përfituar 115 familje. Nuk besoj se është punë e vogël, gjithçka është bërë në mënyrë vullnetare dhe ate me shumë mund. Asnjëherë nuk mundemi ti ikim atyre që na ndihmuan dhe na përkrahën me forma që kanë pasur mundësi.

Padyshim, se urata kanë marur nga ata që kanë përfituar ndihma, por edhe nga ne si kryesi. Viti 2017, shoqata jonë e sheh të suksesshëm, pra e mbyllëm me ndihma prej 13.470 franga zvicerane. Të mos harrojmë, se sukses i madh, apo historikë që do të mbetet për brezni e brezni që do të vijnë edhe puna e përgaditjes së Monografisë së Shoqatës sonë, nga dy autorët Dr.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi edhe ate pa asnjë mëditje apo përfitimi në të holla, që vetëm shoqata ta ketë pasaportë punën e saj 10 vjeçare. Me shumë përkushtim është punuar ajo monografi dhe është pritur shumë mirë edhe nga personalitete të larta kombëtare e deri tek ish presidenti I Shqipërisë, Shlëlqesia e Tij z.Bujar Nishani e kështu me radhë.

E përgëzojmë studentin, Flamur Krsniqi i cili në fakultetin e Mjeksisë në Univerzitetin e Prishtinës e kryeu me sukses dhe Arta Ajeti mbaroi studimet në Univerzitetin Shkencor drejtimi Matematikë. Falënderojmë shumë, anëtarët e shoqatës, sponzorët, bashkësitë islame shqiptare në Zvicër, pastaj mediat që na kanë përkrahur padyshim. Shpresoj shumë, se viti 2018 do të jetë edhe më i suksesshëm.

Nuk duhet harruar, se shoqata jonë edhe Akademitë kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, i mbanë për çdo vjet në Zvicër dhe Akademia e vitit 2017 ishte shumë e sukseshmë dhe falënderoj edhe njëherë të gjithë ata që na kanë përkrahur.

Falënderoj edhe shoqatat tjera nga Lugina e Preshevës për bashkëpunim dhe presim që vitin që sapo e kemi flluar, ta kemi edhe më të fortë me ndihma, duke bashkëpunuar me të gjitha, ashtu siç kemi bashkëpunuar me disa prej tyre, si SHH Medvegja në Fully, Agimi, Jehona etj. Ishim e do të mbesim të hapur për bashkëpunim, sepse kurrë nuk kemi vrapuar për qëllime të tjera, por vetëm për bëmirësi dhe as që do të vrapojmë në të ardhmen për rrahje gjoksi, prandaj, ishim e do të jemi të suksesshëm”. Z.Musliu, na i tha këto fjalë edhe jo pa emocione, duke e parë mirë, se mërgata jonë, ishte dhe mbetet arteria kryesore për të mirën e atdheut dhe këto ndihma sado të vogla të jenë për në atdhe, nuk duhet ndalur.

Ai përmendi edhe disa takime me rëndësi që i ka pasur në emër të SHHLP.së në Tiranë me presidentin Bujar Nishani dhe i ka dhuruar Monografinë, Kosovë, Maqedoni, Bruksel, Zagreb e kështu me radhë. Vlenë të përmendet dhe të përshëndetet, se kjo shoqatë, sikurse asgjë të mos kishte bërë gjatë këtyre vjetëve sa është duke vepruar, i takon familjet e dëshmorëve nëmes veti në Akademi Përkujtimore, ndihmoi familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe kështu me radhë. Ajo është e zotuar, se me ndihmën e vullnetmirëve, do të vazhdoj kontributin bemires. /Dashnim Hebibi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat