Në Suedi do të mbahet akademi përkujtimore për Presidentin historik Ibrahim Rugova - Bota Sot
Në Suedi do të mbahet akademi përkujtimore për Presidentin historik Ibrahim Rugova

Diaspora

E enjte, 18 tetor 2018

Në Suedi do të mbahet akademi përkujtimore për Presidentin historik Ibrahim Rugova

Nga: A.M. Më: 9 janar 2018 Në ora: 20:03
Presidenti historik Ibrahim Rugova

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suedi, ka mbajtur mbledhjen e saj   në zyren e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Po ashtu, për shkak të distancës gjeografike prej qindra kilometrash, në pamundësi të pjesëmarrjes fizike, një numër i anëtarëve të kryesisë u kyqën me anë të lidhjes me internet.

”Kryesia morri vendim që me rastin e 12 vjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, të mbajë një Akademi Përkujtimore. U formua Këshilli Organizativ me këtë përbërje: Remzi Basha, kryetar, Qibrije Hoxha, Hysen Ibrahimi, Idriz Gashi, Rrahman Rrahmani, Osman Ahmetgjekaj, Isuf Bajraktari, Adnan Jetullahu, Afrim Berisha, Avdi Rama, Fitim Sejdaj, Emin Rrustemi, Rashit Gashi, Fetah Bahtiri, Avdyl Uka, Mehdi Zullufi, Luiza Gashi, Adem Ahmeti, Zymer Qupeva, Bejtush Tahiri, Sahit Berisha dhe Naim Latifi.

U bë ndarja e detyrave për anëtarët të Këshillit Organizativ si dhe u caktua skenari për ditën e Akademisë Përkujtimore.

Kryesia morri vendim që në kuadër të Akademisë Përkujtimore të mbahet edhe një orë letrare për Presidentin Rugova, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani”. Me këtë rast juria do të ndajë mirënjohje për poezitë e përzgjedhura.

Kryesia e Degës së LDK në Suedi, morri vendim që Akademia Përkujtimore të mbahet më 20 janar 2018 (e shtunë) në Ängelholm të Suedisë, me fillim në ora 13:00.

Adresa: Södra Kyrkogatan 7,  262 32 Ängelholm

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur në Akademinë Përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test