Greqi, gjykata vendos sot për anijen me 410 tonë eksplozivë, mes marinarëve edhe një shqiptar

Diaspora

Greqi, gjykata vendos sot për anijen me 410 tonë eksplozivë, mes marinarëve edhe një shqiptar

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Rojet bregdetare greke kanë konfiskuar pak ditë më parë një transportues që mbante eksploziv. 

Anija me flamur të Tanzanisë është ndaluar në portin Iraklion të Kretës më 6 janar ndërsa sot do të dalin për verifikim të masës së sigurisë anëtarët e ekuipazhit: 5 indianë, dy ukrainas dhe një shqiptar.

Në anije u gjetën 29 kontejnerë me eksplozivë dhe detonatorë

Gjatë kontrollit rezultoi se anija ishte e ngarkuar me 410 tonë lëndë eksplozive, detonatorë dhe bombola të mëdha gazi.

Ndaj ekuipazhi të anijes, mes të cilëve ndodhet edhe një shtetas shqiptar, është caktuar masa e paraburgimit.

Edhe pse dokumentet ligjore tregojnë si destinacion Xhibutin dhe Omanin, dyshohet se destinacioni i ngarkesës ishte Libia, ndaj së cilës Kombet e Bashkuara kanë vendosur embargo për furnizimin me armë dhe municione.

Shefi i departamentit të sigurisë i rojave bregdetare greke e cilësoi ngarkesën e anijes si një “bombë lëvizëse, që do të kishtre pasoja të paparashikueshme për njerzit dhe mjedisin detar”.

Akoma më alarmant është apeli i përfaqësuesit të firmos që ka në pronësi anijen. Duke iu referuar kushteve të papërshtatshme të portit ku po mbahet anija, ai deklaroi të enjten paradite se “po të ndodhë një aksident, gjysma e Iraklios do të bëhet Saharë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat