Nuk me ka kaluar as një ditë as natë pa e ëndërrua – Atdheu tim ...

Diaspora

Nuk me ka kaluar as një ditë as natë pa e ëndërrua – Atdheu tim ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:39
Për të pranishmi e promovimi i shfaq një program me këngë e valle

Në promovimet kushtua  librit me titullin “Poemë      n’udhëtim”me poezi  të shkrimtarit, poetit dhe publicistit mërgimtarit dhe autorit të  katërmbëdhjetë veprave - Musa Jupollit në Paris të Francës dhe Hamburg të Gjermanisë - ku ishin të pranishëm shumë dashamir të librit dhe bashkëvendësit të tjerë nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare.  Lidhur me promovimit  këtij librit me të ri   prof. dr. Zejnije Rexhepi në mes tjerash thotë  se:” Vëllimi poetik “Poemë n’udhëtim”, është një nga ato dëshmi të shumta, ku përmes vargjeve  përshkruhen furtunat qindvjeçare të Atdheut. Për të, të jesh poet, shkrimtarë dhe publicist  nënkupton të jesh mjeshtër i fjalës së shkruar, veçmas të atyre fjalëve që përmbajnë të zjarrtin mall dhe klithmat e dhembjes, ky zë i thekshëm poetik që e përshkon në çdo cep të hartës së  madhe të trojeve ilire.

Shkrimtari, poeti dhe publicisti  mërgimtar, përmes vargjeve në librat e tij - lexuesi e njohim si poet që e gjen, sa në Shqipëri, sa në Dardani, sa në Çamëri, sa në Malësi e gjetiu, gjithkund ku frymohet gjuha shqip. Ky zë poetik është i stërmbushur me brenga  si poetët e kohës, ashtu si për kalimet e Atdheut, siç edhe pohon: “Nuk kam kaluar as një ditë apo natë pa të kujtuar dhe dashur - Atdheu i im”. Sikurse poezia  me titullin“ Për ty Atdhe”, një distik i harmonishëm që këndohet himnin shpirtëror mbi një dashuri që ngrihet mbi të gjitha dashuritë, si të thuash, poeti e nxjerr vlerën e drejtpërdrejtë të fjalës, po me rëndësinë e kuptimeve të drejtpërdrejta.

Për Këtë  shkrimtar, poet dhe  publicist  nuk janë vetëm formatime idesh, e hedhura atypëratyshme në letër, por edhe ideal për të cilin gjakon shumëfish, si intelektual shqiptar, shkrimtar e njerëz të tjerë me vizion të qartë se çfarë ’udhëtime duhet të ketë Poema  kushtua  Atdheut dhe Ideve të Musa Jupollit i cili përmbushen me peizazhin e tërë lirik, me parimin e evokimit të mbara mendjes kombëtare.

Image
Nga kryesia e promovimit të librit

Përmes vargjeve të librit me të ri përshkruhen furtunat e forta qindvjeçare në  trojet shqiptare

Udhëtimet aventureske, në dukje, jepni ilustrime e hartës së Atdheut, duke i tejkaluar përmasat e kufijve të imponuar, ato ilustrime  të cilat kornizojnë në një tjetër shtrirje në Universin kombëtar. Ligjërimi poetik i kodifikon emërtimet e lashta, duke ndërtuar sistem marrëdhëniesh me vendbanimet tona.  Me këtë ide sajohen dhjetëra poezi  me të cilat si ama të pashtershme e rimbushin shpirtin e tonë  dhe bëjnë që hovi jetësor të kthehet në atë letrar. Linja e mendimit- tha në vazhdim Rexhepi  çdo  gjë përshkohet  me motive, te derdhur si një psikologji e tërë mbi vlerat e njohjes kombëtare.                                                  

Madje të duket se në sfond dëgjon dhe lyrën e Orfeut, se si përvidhet në kapërthimet e shumta historike, që nga zgjimi i hershëm, si sintetizim i mallit mbi lashtësinë e kullave. Ah, sa i vështirë është ky udhëtim i poetit, nga Dardania në Paris, prej brigjesh në brigje, për të lënë gjurmët e poemës, si zgjim letrar për “ato të thënat e vjetra thelbi i poezisë sime”.  “Flas gjuhën e tokës sime. Përgjithësisht, vepra nuk bart strukturë rigoroze metrike, vetëm se mendimin kritik e sjell si “gjykim të shprehur”, bashkë me bazën leksikore, figuracionin poetik, si dhe shenjat gjuhësore që e karakterizojnë. Mbizotëron përdorimi i vargut të lirë, si transformime rrokjesh të shumta e të ndjeshme, nga poezia në poezi me të cilat me mjeshtëri artistike të dëshmuar, tani jeton dhe vepron si poet dhe shkrimtar në Francë, me disa  vepra i cili  i ndihmon lexuesit që të përftojë më shumë njohuri kombëtare, veçmas mërgimtarëve shqiptarë, ndonëse jeton në Francë, ku gjykojmë se kulturat janë identifikim i hapur i ndryshimeve njerëzore. Me këtë ky poet e ka respektin e të gjithë atyre që e njohin atë si individ dhe si  shkrimtar mërgimtar në Francë.

Image
Ballina e librit me poezi “Poemë n’udhëtim”

 

Musa Jupolli  shkrimtar, poet dhe publicist mërgimtarë me tetëmbëdhjetë vepra

Në vazhdim të këtyre promovimeve duke folur për promovimi e librit  shkrimtarit i mirënjohur Prend Buzhala në mes tjerash u tha se: “ Musa Jupolli si  shkrimtar, poet dhe publicist mërgimtarë me tetëmbëdhjetë veprat e tij  është i pirur që ta hulumtojë poetikën metafizike të atdheut e të qenies sonë kombëtare. Në këso rastesh, teksti i tij shpesh   trajtën e një shkrimi sistemor të mendimeve përfshihen aspekte të brendshme, shpirtërore, ku kërkohen arketipat e mrekullisë ose të lashtësisë së bukurisë së përsosur, ku individi si personazhi i librit të botuar vazhdimisht aktualizohet, ndërsa lexuesi e gjen reflektimin e vetvetes të natyra e ekzistencës apo të udhëtimit shpirtëror metafizik. Ky shkrimtar, poet dhe publicist me veprat e tij letrare na ka futur për botën e ndër komunikimeve estetike midis letërsisë dhe pikturës, nga njëra anë, por edhe midis narracionit dhe dijeve moderne, nga ana tjetër. Duke i vënë pranë rrëfimeve, meditimet, komentimet, poezitë dhe artet figurative, ky krijuesi letrar shpesh e provokon lexuesin në disa rrafshe. Kjo analogji për dy motrat e artit, letërsisë dhe pikturës, vjen deri në kohën tonë, si analogji në mes të ligjërimit dhe modelimit pamor.                                                                                                

Në këtë “proces estetik”lidhjet e ndërsjella në mes veprës artistike dhe recentit të krijuesve, është një mesazh krijues i cili përçohet të krijuesit, kuptime të reja, “duke i interpretuar” shenjat artistike krijuese sipas përvojave personale  artistike-recenti.  Lexuesi i kërkon, kështu, për afërmen  dhe përdëllimet në mes këtyre arteve “në të njëjtën temë”, i kërkon veçoritë e strukturuara në trajta të ndryshme të vihen në gërshet me njëra-tjetrën.                                                   

Të autori i këtij libri hasim gërshetimin e procedove tregimtare-narrative, si dhe hapjen ndaj ndikimeve të arteve tjera deri te imazhet tregimtare.  Strukturimi i tillë ndër teksture  dëshiron të dëshmojë një realitet të ri artistik dhe t'i rishtojë edhe njëherë raportet midis artit dhe realitetit. Të e fundit, i vetmi medium, apo e vetmja skenë, në të cilën shfaqet i tëri krijuesi letrar, është vepra letrare. Reminishencat autobiografike vijnë e marrin formë nga memoria e gjallë, nga ringjallja e imazheve të ambientit të vendlindjes, lashtësisë, familjes, të afërmve, nga sugjerimet e thellësive të përjetimit të këtyre imazheve e skenave jetësore. Në poetikën e librit të botuar përvesohen kohët e rrëfimit të shkrimit l nga Koha e ngjarjeve. Kemi një seri tekstesh “fragmentare” që paraqesin në tërësinë shkrimet e tij.  Shkrimtari dhe poeti Musa Jupolli, i cili jeton dhe vepron në Francë, këto ditë botoi dhe promovoi librin e tij më të ri poetik “Poemë në udhëtim”. Këtë libër, i cili ndahet në katër cikle:”Për ty atdhe”,”Poemë n’ udhëtim”,”Për fatin tonë” dhe ”Estetiken e atdheut tim”, e shquajnë si motive krijuese të poezisë tematike, që përbëjnë tërësinë e kësaj vepre më të re të autorit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat