Akademi përkujtimore për Presidentin Rugova

Diaspora

Akademi përkujtimore për Presidentin Rugova

Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:49
Akademia perkujtimore

Me rastin e 12 vjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, me 20 Janar 2018, në qytetin Ängelholm të Suedisë u mbajt Akademi përkujtimore në organizimin e Degës së LDK në Suedi.

Nikoqire e Akademisë përkujtimore për nder të 12 vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova, ishte Shoqata Kulturore Shqiptare "Nëna Terezë " në Ängelholm për çka e falenderojmë përzemërsisht. 

Pas intonimit të hymnit, fjalën përkujtimore për Presidentin Rugova e mbajti Qibrije Hoxha, kryetare e Degës.

Qibrije Hoxha në fjalën e saj përkujtoi se Presidenti Rugova ishte i vlerësuar si politikani i vetëm demokrat i Ballkanit dhe ajo citoi burrështetasit e huaj të cilët autoritetin moral të Presidentit Rugova e kishin vlerësuar si shumë të lartë në Ballkan. Ajo në mes tjerash përkujtoi thënjen e Presidentit Rugova për rrugën e  kombit se : Po përterihet rruga antike që lidhte Kosovën me gadishullin ilirik.

Kryetarja Qibrije Hoxha përmendi edhe disa vlerësime të gazetave të huaja për Presidentin Rugova. Njëra nga ato ishte ajo e agjencisë së lajmeve REUTERS e cila në nëntor të vitit 2000 shkruan: …në përgjigjet e spekulimeve të Beogradit nga më te skajshmet …zoti Rugova është shfaqur si një vizionar me vizione të palëkundshme, vizione tejet të tejpashme . Zoti Rugova, në intervistën e cituar nga REUTERS, si perfaqesuesi me autentik i lëvizjes kombëtare për pavarësinë e Kosovës, ka treguar pjekurine e tij politike të padiskutueshme. Ka treguar një pjekuri politike solide, që nuk preket nga alarmet e pabazuara, që nuk preket nga spekulimet sa të sofistikuara aq edhe të vrazhda të makinës së vjetër dhe të kulçedërshme propagandistike të instaluar njëherësh në Beograd, Moske, Athine, në Tiranën kuislinge dhe në krahun e saj politik në Kosovë. Zoti Rugova, edhe me këtë intervistë, tregon se e ka shëndrruar  në vepër të jetës së tij Kosovën, shtetin e Kosovës, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e perjetshëm të shtetit të Kosovës

Edhepse i quajtur si pacificst për çka unë nuk pajtohem tha Qibrije Hoxha, Presidenti ishte shumë i prerë dhe i pakompromis kur ishte në pyetje interesi i Kosovës gjegjësiht pavarësia e saj dhe jetësisht i përcaktuar për ruajtjen e miqësisë me SHBA dhe shtetet mike evropjane.

Në vitin 2001 Presidenti Rugova për gazetën FOKUS të gjermanisë, në një pyetje për rolin e Beogradit në Pavarësinë e Kosovës, përgjigjet: NUK KA CKA TÊ PYETET BEOGRADI RRETH KOSOVÊS. Kemi biseduar dhe negociuar tepër gjate... Beogradi më nuk duhet të pyetet rreth pavarësisë. Pas kësaj lufte të tmerrshme, intervenimit të NATO-s në Kosovë, Beogradi nuk duhet të flasë për asgjë...kemi biseduar dhe negociuar tepër gjate. Nato-ja do të mbetet në Kosovë përgjithmonë, nën tjetër mandat. Dhe atëherë një ditë, do të bëhemi pjesë e NATO-s.

Qibrije Hoxha përkujtoi se Presidenti Rugova ishte shprehës i natyrshëm, autentik, i mirëbesueshëm, i drejtpërdrejtë i Kosovës, i vullnetit të saj, i dëshirave të saj.

Kjo është arsyeja e këtij komunikimi kaq njerëzor, kaq i thjeshtë, pa ngarkesa propagandistike, duke shtuar vlerësimin e lartë që Presidenti Rugova kishte për punën e mërgatës në përgjithsi dhe aktivistëve të LDK në veçanti në Suedi, gjë të cilën e dëshmoi duke e kandiduar për deputete nga rradhët e mërgatës shqiptare, Qibrije Hoxhën në mandatin 2004-2007.

Poashtu fjalë rasti mbajti edhe kreytari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi “Papa Klementi XI Albani”, z.Hysen Ibrahimi i cili pasi që përshëndeti të pranishmit në mes tjerash në fjalën e tij tha: “Fjala dhe urimi i mirë, mund të ia ndryshoj tërë jetën një miku. E presidenti Rugova me fjalët e tij të mençura prej një lideri hostorik, me urimet e tij mbajti gjallë popullin shqiptarë në ditët më të vështira, i bindur se ditë të mira po i vinë Kosovës.

Ai thoshte: ”Ne besojmë thellësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kjo u dëshmua në vitin 1999 se edhe Amerika besoj në Ibrahim Rugovën dhe ndërhyri dhe e çliroj Kosovën dhe popullin Shqiptar. Paska pasur të drejtë kryetari Rugova dhe ne sot u besojmë më shumë se kurr Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të mbetemi në miqësi të përjetshme me popullin Amerikan”.Krejtë në fund, përmes kësaj Akademie Përkujtimore, shprehim ngushëllime Familjes Rugova dhe popullit shqiptar me një mesazh të kjartë, ”Shqiptarët jemi me Amerikën sikurse Amerika që është me shqiptarët”.

Në pamundësi për pjesëmarrje në Akademinë përkujtimore, për shkak të distancave të mëdha gjeografike prej qindra kilometrash, Kryesia e Degës ka marrë mesazhe të shumta përkujtimore nga bashkatdhetarët tanë nga qytete të ndryshme në Suedi, me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova.

Nga kjo Akademi përkujtimore iu dërgua edhe një telegram Familjes së Presidentit Rugova, të cilin e lexoi Isuf Bajraktari, sekretar i Degës.

Në përfundim të Akademisë përkujtimore u mbajt një orë letrare kushtuar Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi  XI Albani” në Suedi.

Autorët recituan me emocione poezite e tyre kushtuar Presidentit Rugova dhe emocionuan të gjithë pjesëmarrësit present.

Shpërblime për poezitë e përzgjedhura nga juria ju ndanë: Adnan Jetullahut, Remzi Bashës, Hysen Ibrahimit, Shefqet Tafilajt si dhe Idriz Gashit.

Zoti të bekoft President Ibrahim Rugova!

Zoti i bekoftë popullin Shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqët tanë të botës së qytetëruar perendimore!

Dega e LDK në Suedi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat