Telegram ngushëllimi Familjes së Presidentit Rugova

Diaspora

Telegram ngushëllimi Familjes së Presidentit Rugova

Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:51

E nderuara Familje Rugova!

Dega e LDK në Suedi, me anëtarët dhe simpatizantët e vet, adhuruesit e devotshëm të Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, jemi mbëledhur sot në përvjetorin e 12 të shkuarjes së tij në amshim.

Familje e nderuar Rugova, ju sigurojmë se ne mërgimtarët e veprimtarët e çështjes së kombëtare në Suedi dhe jashtë saj, u jemi mirënjohës dhe krenar për kontributin, punën e vazhdueshme e të palodhshme deri në ditën e fundit të jetës së Presidentit Rugova, për Lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Presidenti Rugova punoi punoi me vullnetin dhe dëshirën më të madhe për Pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Rugova me urtësinë e tij dhe diplomacinë e njeriut vizionarkrijoi ura miqësie me SHBA mbolli farën e miqësisë së madhe me SHBA.

Familje Rugova, Presidenti Rugova ishte dhuratë nga si për familjen Tuaj. E për tokën Dardane – Kosovën ishte udhëtari dhe shpëtimtari i saj.

Mburremi që e kishim e kemi, e do ta kemi përherë në mendjet dhe veprimet tona të Madhin President, Ibrahim Rugova!

Dega e LDK në Suedi

Isuf Bajraktari, sekretar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat