A po plaket diaspora dhe atdhetaria e saj!

Diaspora

A po plaket diaspora dhe atdhetaria e saj!

Nga: Esad Gjonbalaj Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:22
Ilustrim

Gjatë aktiviteteve në komunitet si përkujtime të figurave dhe personaliteteve apo manifestime të datave historike të kombit shqiptar gjithnjë e më shumë shohim  figura dhe pjesëmarrës të njëjtë dhe me një pjesëmarrje të ulet te Diasporës në këto aktivitete.

Ajo çka brengos është fakti se në këto aktivitete vërehet një pjesëmarrje shumë e ulët të rinisë, qofshin të rinj të ardhur këtu nga atdheu apo edhe ata të lindur këtu në mërgim. Analizimi i shkaqeve të kësaj dukurie imponon  disa konkluzione:

• Mënyra e organizmit te  aktiviteteve

• Mos kyçja me kohë e te rinjve në organizime të kësaj natyre

• Organizmi i aktiviteteve të caktuara nga persona të njëjtë sa për të thënë që unë bëra

• Moskomunikimi dhe mosbashkëpunimi ndërmjet gjeneratave

• Organizmi nga persona pa kurrfarë kredibiliteti dhe bagazhi kombëtar etj etj....

Fryma e re në mesin e diasporës po ngulfatet pa vetëdije apo edhe me vetëdije nga ata qe mendojnë që janë të pazëvendësueshëm.

Në disa organizme sa për të kamufluar egon e tyre organizatorë janë persona me një të kaluar te dyshimtë që në fakt prezenca e tyre në Këshillin e Organizimit zbeh dhe përul peshën dhe vlerën e Manifestimit. Gjeneratat gjegjësisht diaspora dhe aktivistet e mirëfilltë e din dhe njohin këtë problematikë që përcjell në vazhdimësi shume aktivitete por janë ata që vuajnë nga egoizmi sa për të qen diku si nismëtar që dekurajojnë gjeneratat e reja te jen nismëtare dhe organizatore të këtyre manifestimeve.

Duhet të vetëdijesohemi se plakja si proces i natyrës kërkon ripërtëritjen me te rinjtë tanë, por ripërtëritja nuk mund të bëhet me mentalitet fisnor e klanor  bajraktarësh por duke ua hap dyert të rinjve, jo sa për të qenë ata aty si dekor, por ata të jen katalizator të frymës së re dhe te avancuar në diasporën tonë.

Një proverb i lashtë thotë se bota i mbetet rinisë, prandaj edhe në duhet t'ua japim mundësinë të rinjëve që të dëshmohen dhe t'ia kthejnë diasporës shqiptare shkëlqimin dhe namin që e ka krijuar gjatë decenieve të punës dhe sakrificave vetëmohuese për kauzën kombëtare sepse rinia jonë e shendosh dhe e  arsimuar që ec me kohen është e ardhmja jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat