Madhërisht në Charrat të Zvicrës u përkujtua veprimtari, Musa Neziri

Diaspora

Madhërisht në Charrat të Zvicrës u përkujtua veprimtari, Musa Neziri

Nga: Dashnim Hebibi Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:01
U përkujtua veprimtari, Musa Neziri

« Dhe sot mund ta shihni si është jeta. Ai edhe pse ishte apolik, në shpirt i flente filozofia e Dr.Ibrahim Rugova, Presidentit Historik të Kosovës, dhe shikoni sot si atij ia solli Zoti i madh ta kujtojm e  nderojm pikërisht në ditën kur u nda prej nesh edhe Presidenti Rugova pra  më 21 janar », tha ndër të tjera, Fadil Selmani, sekretar i SHH « Medvegja », veprimtarë i dalluar medvegjas për çështjen kombëtare.   

Charrat, 21 janar

Mu në janarin e zymtë, mu në janarin e errët, në janarin e ftoftë, në janarin e tmerrshëm, po ndodhin edhe sot e kësaj dite momente të rënda, që po na shpojnë edhe shpirtin. Mu në ditën e ndarjes nga jeta të presidentit historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, fati deshti, perendia deshti, që të përkujtohet edhe vepra e kontributi madhor i një punë të shenjtë humanitare e kombëtare, të veprimtarit medvegjas, Musa Neziri, i cili ndërroi jetë më 01.01.2018. Ai për shtatë vite ishte me shëndet jo mire, por asnjëherë nuk e mundi sëmundja kur kishte të bëjë për të vepruar për të mirën e kombit, gjuhës e rinisë. Në atdhe, në Dardani, konkretisht në Fushë Kosovë, më 4 janar u përcjoll për në botën e amshueshme, dhe morën pjesë mbi 1.000 pjesmarrës në ditën e varrimit, ku shihje lotë dhe fjalë të mira nga secili pjesmarrës, tregon dhe dëshmon, se Musa do të jetë në mesin tonë shpirtërisht për jetë. Po, dje, familja kishte organizuar të pame në Charrat, nga ora 09.00 deri në ora 17.00, ku me sytë tanë, pamë shumë veprimtarë e mërgimtarë të të gjitha trevave shqiptare duke ardhur e shprehur ngushllime, familjes së ngushtë të tij, Bacit Isuf, babait, bashkëshortes, djalit e vajzës, vëllezërve, nipave e mbesave, miqve, shokëve të idealit e kështu me radhë.

Image

Në të pame kishte edhe shumë miqë zviceran

Të la përshtypje edhe prezenca e shumë zviceranëve edhe I pari I komunës së Charrat-it, drejtor shkollash, mësues e intelektualë e biznesmenë zviceranë. Vërtet është për të përshëndetur miqësinë e madhe që ka kultivuar ky personalitet, që nuk e kemi fizikisht më, por shpirtërisht do të jetë në mesin tonë, Në ballë të pames, qëndronte Baca Isuf, me moshë të thyer, me plagë të madhe shpirtërore, ai vuante nga dhimbja, u mundoke të fshehte lotët, që të mbahej, por e vështirë, si prindër më. E ulte kokën ndoj here, se edhe mosha e bënë të veten, por mbi të gjitha u ngritke në këmbë për ti përshëndetur të gjithë ata miqë që vinin për ta ngushëlluar. Në sallë, ishte edhe flamuri ynë kombëtar dhe ai zviceran. Musa Neziri, ishte falënderues gjithmonë Zvicrës, këtij shteti mikë të kombit tonë, ai sa herë që lutej për Shqipërinë e tokat shqiptare, lutej edhe për Zvicrën, SHBA-në dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë. Nga të gjitha anët e Zvicrës, vinin grumbuj njerëzish, sa që edhe te zviceranët mbet një përshtypje e mirë, disa prej tyre që ishin prezent, thanë, se kjo është për të vlerësuar tek populli juaj. Të gjithë që vinin e shkonin, përqafonin Bacin Isuf, Z.Zenel, vëllaun e tij dhe dy vëllezërit e tjerë, Avniun djalin e të ndjerit. Lotët ishin shterrur, për Avniun, për Zenelin, ata mbaheshin, që ti presin si duhet ata që vinin për ngushllime. Pas të pames, u mbajt edhe një Tubim Përkujtimor,kushtuar, jetës dhe veprës së Musa Neziri.

Image

Tubimi filloi në ora 18.15

Ishte e çuditshme, se si u mbush shumë shpejt salla. Saktësisht në ora 18.00, as një karrikë në sallë nuk ishte e lirë. Qëndronte në skenë, flamuri ynë kombëtar dhe ai zviceran, pastaj foltorja me llogon e Shoqatës Medvegja, një karrike, aty foto e Musa Nezirit, një buqetë me lule dhe një gotë ujë. Lulet, sepse vepra e tij do të mbetet me aromë lulesh për jetë të jetëve, e uji, sepse ai i donte dhe I çmonte shumë veprimtarët, që të ecin si uji dhe të pritet miku me ujë, sepse uji e mbanë njeriun.Nuk ishte e lehtë për miqtë e tij të ngushtë që vepruan me vite për të folur për jetën e tij, megjithate, ky tubim, kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zejnullah Namani, arkatar i shoqatës, e hapi tubimin me një zë mallëngjyes dhe I ftoi të gjithë për një minutë heshtjeje dhe duke përcjellur ngushllimet edhe njëherë të gjithëve, familjes dhe miqëve që ishin prezent. Fjala iu dha, Fadil Selmanit, mikut të përjetshëm të Musa Nezirit dhe familjes Neziri, dy familje emblem të Medvegjës, që nuk u ndalën kurrë duke sakrifikuar gjithçka. Thënë shkurt, lobues të çështjes së Medvegjës edhe ate me vepra.

Fadil Selmani është edhe sekretar i Shoqatës, si gjithmonë me pedantërinë e tij, u ngjit në skenë për ti thënë disa fjalë për mikun e tij, bashkëpunëtorin Musa Neziri. Zëri i tij, bëri që të gjithëve që të qajnë, ai ndër të tjera, lexoi një biografi për Musa Nezirin dhe ndër të tjera tha:

E nderuara Familje Neziri, Baca Isuf, vëllazër Hasan, Bajram, Vesel, Motër Ramize, Miku im i veçant Zenel, , nipa e mbesa, stërnipa e stërmbesa,  në veçanti Shqipe, Avni dhe bashkëshorte e mikut timë të madhë Musa Neziri, të nderuar Bashkatdhetarë e bashkveprimtarë .

Image

Më lejonoi, që me pikëllimin më të lartë, në emër të Kryesis të SHHMZ dhe n’emrin tim personal me familjen e gjërë, t’ju shprehë ngushllimet më të thella njerzore,  Juve Familje shumë e nderuar dhe e respektuar Neziri, Farëfisit të gjërë dhe mbarë bashkvendasve kudo që janë, për largimin e parakohëshëm nga kjo Botë e përkohëshme të Babait, Vëllaut , Familjarit , Bashkvendasit e Bashkombasit tonë,  për të cilin, ah ç’ka qenka e vështirë, tepër e vështirë të flas,  pikërisht nga ky vendë ku ishte dhe jetoi deri para tri javëve , një mikë, një vendasë, një bashkveprimtarë i imi e i juaji, i madhi i jonë  Musa Neziri. Pra jemi mbledhur sot këtu për ta nderuar veprën e madhe të atdhetarit, anëtarit, aktivistit, ideatorit, humanistit e kontribuesit të dalluar Musa Neziri, i cili ndërroi jetë më 1 janar 2018, në moshën 56 vjeçare., duke lënë pas Bashkshorten me dy Fëmijë, Familjen e ngusht, Farëfisin dhe shoqërin e gjërë. Musa Neziri ishte i lindur më 14.03.1962, në fshatin Banjë e vjetër e Medvegjës. Shkollën Fillore dhe at të mesme e kreu në Vendlindje , ndërsa nga viti 1984 mori rrugën e mërgimit, sikur shumë vendas të tjerë, të cilët në mungesë të perspektivës dhe jetës normale, përfshirë edhe at të siguris, u largua përkohësisht nga vendi i shenjtë, për t’u instakuar këtu në Kantonin e Vales, ku jetoi e veproi deri sa Përendia vendosi ta marë në botën e përherëshme. 

Musa i jonë do të mbetet i paharruar për jetë, ai ishte promotor e ideatorë, i urtë, i qetë e sinçertë.  Ai formoi SHKA „Medvegja“ në Zvicër dhe kontribuoi shumë për kët shoqëri, aty kishte djalin, vajzën, nipa, mbesa , stërmbesa, stërnipa, dhe rrethë një dekade e gjysmë ia kushtoi vetëm kësaj shoqërie , ndërsa Shoqatës Humanitare Medvegja në Zvicër,  thuaja një jetë të tërë. 

Image

 

Ai ishte anëtarë i rregullt qysh prej themelimi të saj dhe ishte përkrahës i denjshëm i kësaj Shoqate, aktivist e kontribues i dalluar si dhe mbeti besnik deri në frymën e fundit të jetës së tij.  Ai na fliste rregullisht se si duhet të ruhet Gjuha dhe Kultura e jonë e shkylqyer shqiptare dhe disa vite bashkbisedonim për formimin e diqka që simbolizon dhe reflekton traditën tonë.  Aty edhe u fokusua më tepër kur u Formua SHKA Medvegja, që është pjesë përbërëse e SHHM-Zvicër, përmes të ciles me mjeshtëri e përkushtim të madh bëri që të ndrroi imazhi për të mirë i komunitetit tonë në  Kantonin e Vales e më gjërë.    Një është e sigurt, se Shoqata Medvegja, mbeti pa strategun e madh, pa vizionarin e shenjt, pa atdhetarin, pa kontribuesin e jashtëzakonshëm, pa  aktivistin e dalluar, i cili me pak fjalë ,por me vepra konkrete  bëri që të mbetet për jetë i paharruar. E nderuara Familje Neziri, Zonja e Zotëri ! Pas Etnocidit dhe Gjenocidit të Fundit të sërbis mbi Kosovë në vitin 1999, shumica e bashkatdhetarve të lodhur nga ngarkesat ekonomiko-psiqiko-fizike, pushuan përkohësisht nga aktiviteti, ndërsa Musa në të kundërtën veq qka e shtoi aktivitetin e tij, posaqërisht pas Shpërnguljeve Etnike « nën heshtje » që bëri sërbia në Medvegjë gjatë vitit 1999-2000.  Ai bashk me karvanin morën mbi supe misionin e shenjtë,  që t’mos e  lejojmë që Medvegja Iliro-Dardane t,na bëhet Çamëri dhe të ngelin pa banorët e saj AUTOKTON !    Dhe pasi jemi në kët tubim përkujtimorë për një aktivist kaq të madhë, publikisht po ju bëjmë me dije opinionit të gjërë se edhe Musa i jonë ishte pjesë përbërëse e një ekipi të ngusht që punon me përkushtrim se 18 vite me radhë, që Medvegja t’mos mbetet e « Getoizuar » siq është,  por ajo ta ket vendin e vetë të merituar aty ku edhe i takon . Një është e sigurt, se me Musën mund të shkohej kudo, pa ezituar as një sekond. Besnik e bujarë, tipik një burr i Kombit !

Dhe sot mund ta shihni si është jeta . Ai edhe pse ishte apolik, në shpirt i flente filozofia e Dr.Ibrahim Rugova, Presidentit Historik të Kosovës, dhe shikoni sot si atij ia solli Zoti i madh ta kujtojmë e  nderojmë pikërisht në ditën kur u nda prej nesh edhe Presidenti Rugova pra  më 21 janar.   

Image

Andaj pa dyshim se janari te Kombi ynë jo rrallë vjen i trishtueshëm dhe sikur  tinëzisht, me acar e shpesh me erë të fortë, merë pas vehtes njerëz të veçant.  E kohëve të fundit, gjendja e tij shëndetësore iu keqësua dhe brenda këtyre javëve, sëmundja e mundi mikun tim,  dhe më 1 janar 2018, u nda nga kjo jetë fizikisht, por duke qëndruar për jetë, emblemë e madhe e me plot dritë, ashtu siq janë edhe njerëzit e mirë , që janë sikur një lisë i madh që rrethë vehtes lëshojn hije për të tjerët.   I tillë ishte Musa i jonë me një shpirtë hyjnorë, me ç’ka freskonte zemrat e atyre që ishin më se në nevojë,  freskonte edhe bashkombasit e vetë të mbetur në atdhe, në mënyrë që t’mos ia shtrijnë dorën e mëshirës armiqëve të përbetuar të Kombit Shqiptarë . Zoti ua freskoftë zemrat e shpirtin, Këtë dhimbje të madhe do ta ndajmë së bashku. Medvegja, Lugina  e gjithë Kombi Shqiptareë, mbeti pa një atdhetar të madh. Ai do të pushoj në botën e përjetshme, por puna e tij, do të jetë shembull për gjeneratat që do të vijnë, se si duhet dashur atdheu, gjuha, flamuri e tradita jonë kombëtare. Zoti tani më të ka në parajsë miku im,  e lumë familja e shoqëria që të pati, i lumi unë që të pata mikë e do të mbaj përjetë, sepse trupi vdes, por shpirti jeton, e do të jetoje në përjetësi. Ti shkove në shtat katet e qiellit, shkove në botën e përjetshme dhe ne do të kujtojmë gjersa të vijmë tek Ti.   Zot, mbaje mikun tim në parajsë e bëja lehtë botën e përjetshme, të pushoj i qetë, se kësaj Bote i dha të gjitha ! Qoft pëherë i paharruar kujtimi për Musën tonë të dashur !I lehtë i qoft dheu i atdheut ! Me nderime të përjetshme nga Kryesisia e SHHM, Fadil Selmani, sekretar”. Fjala iu dha edhe Shefqet Hasani, ish komandant i UÇPMB-së, që krisi pushkën i pari për Kosovë Lindore, i cili me shumë emocione kujtoi momente me Musa Nezirin, në manifestime të ndryshme. Ai porositi fëmijët e tij që të përcjellin rrugën e babës, ndërsa familjes, iu tha, se të jeni krenarë për jetë, që e patët një djalë të tillë, mikë të tillë dhe ne që e patëm një shokë. Do ta kujtojmë për jetë. Edhe Fazli Musliu, kryetar i SHHLP që kishte ardhur së bashku me Shefqet Hasanin nga St.Galleni, për të pame dhe në këtë tubim, përcolli ngushllime e tija, të familjes dhe të gjithë anëtarëve e kryesisë së SHHLP-së. Edhe z.Musliu, vlerësoi lart punën madhore të Musa Nezirit për çështjen kombëtare. Ai tha, ndër të tjera, se bashkëpunimi me Shoqatën Medvegja do të vazhdoj edhe në të ardhmen, sepse Musa e kishte në zemër, unitetin dhe donte të jemi bashkë gjithmonë për të mirën e kombit. Fjalën e morën edhe Ali Çitaku afarisht nga Drenica, me disa fjalë evokoi kujtime për Musa Nezirin e padyshim i dilnin edhe lotë shpirti. Pastaj me disa fjalë e përkujtuan edhe Skender Haliti arsimtar nga Ferizaji si dhe Rexhep Selimi një mikë i tij i ngushtë dhe i familjes, që tregoi, se si një ditë, janë takuar dhe kanë kaluar një pasdite të veçantë, duke folur për Medvegjë dhe për tokat shqiptare. E pamundur, të përshkruhen të gjitha fjalët që i thanë të pranishmit për jetën dhe veprën e Musa Nezirit përmes një shkrimi, por, një është e sigurt, se Musa Neziri është në zemrat tona. Edhe Gazetari, poeti, publicisti, ambasadori i Paqes, Mr.sc. Dashnim Hebibi, lexoi me lotë një poezi që ia kishte shkruar, po më 04.01.2018, Musa Nezirit, mu në orën 14.00, kur atëherë, është përcjellur trupi i Musa Nezirit për në botën e përjetshme. Ai theksoi, se me që nuk mundi të jetë prezent në varrim, i kishte shkruar disa vargje, me copa shpirti.  Krejt në fund, u nda edhe një mirënjohje e veçantë pas ndarjes nga jeta nga SHH Medvegja për familjen e tij, ku e pranuan djali Avniu dhe vajza Shqipja. E veçantja ishte se SHKA « Medvegja », i ndanë edhe një titull që do të mbetet për jetë, grupit të të rriturve, pra grupit folklorik të emërohet me emrin e Musa Nezirit. Pra, Musa Neziri, do të jetë gjithmonë në çdo manifestim. Është për të vlerësuar lart vendimin e SHKA Medvegja dhe SHH Medvegja, për këtë vendim. Ku nga të gjithë u mirëprit shkëlqyeshëm. Familja në fund të këtij përkujtimi, që  e mbylli Zejnullah Namani, duke i thënë të pranishmëve, merrni nga një copë buke dhe uji e frskohuni vëllezër e motra dhe ju jemi mirënjohës, që ndamë dhimbje së bashku me familjen Neziri. Ne do të jemi bashkë me të gjithë edhe në festa, por edhe në gëzime të tjera, por edhe në raste të tilla. Zenel Neziri, në emër të familjes falënderoi të gjithë dhe tregoi një amanet të vëllaut të tij, bashkëpunëtorit më të mirë të tij, se para disa ditësh i kishte thënë, mos i ndalni manifestimet edhe nëse ndahem nga jetë dy ditë para manifestimit të pavarësisë së Kosovës që kremothet çdo vjet. Vazhdoni punën, të jeni bashkë dhe vetëm bashkë. Medvegja mbi të gjitha, çështja kombëtare mbi të gjitha. Të gjithë u ndanë me kujtime të mira për Musa Nezirin. Musa Neziri, u nda nga jeta më 01.01.2018 në Martigny aty rreth orës 21.00 dhe u varros në Fushë Kosovë më 03.01.2018. Lavdi! I përjetshëm kujtimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat