Tragjike në Greqi, shqiptari hidhet nga kati i 5, policia i gjen çantën me euro

Diaspora

Tragjike në Greqi, shqiptari hidhet nga kati i 5, policia i gjen çantën me euro

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:05
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Shqiptari është hedhur nga kati i pestë i një hoteli, në çantën e tij është gjetur një shumë e madhe parash.

Shqiptari kishte hyrë në hotel me shpejtësi, dhe në momentin kur recepsionisti kishte tentuar ta ndalonte, ai kishte hyrë në ashensor.

Pasi recepsionisti thirri policinë, ata e gjetën shqiptarin pa ndjenja përtokë.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat