Takim i përbashkët i ministrave të Diasporës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

Diaspora

Takim i përbashkët i ministrave të Diasporës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

Më: 24 janar 2018 Në ora: 13:41
Pamje nga takimi

Ministri i Diasporës i Maqedonisë, ai i Shqipërisë dhe ministri i Diasporës i Kosovës Edmond Ademi, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi gjatë një takimi në Ohër vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik.

Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.

Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe në vende të tjera, për t’i takuar komunitetet e diasporës. Ata, po ashtu, u pajtuan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera, të interesuara, në rajon, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat