Hapet në Liban i pari Muze për Kulturën Arnaute

Diaspora

Hapet në Liban i pari Muze për Kulturën Arnaute

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 mars 2018 Në ora: 23:22
Bejruti Abdelkarim Kassem Al Arnaout

Në përvjetorin e 9-të, të Pavarsisë së Shtetit të Kosovës, veprimtari nga Bejruti Abdelkarim Kassem Al Arnaout do t’i shkruante Kryeministrit të Libanit, Saad Hariri, lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës, nga qeveria e Libanit.

“Në emër të banorëve të Republikës së Libanit, unë i kërkoj qeverisë së Libanit dhe kryeministrit Tamam Bek Salam për një njohje të menjëhershme të Shtetit të Kosovës nga Libani, si një shtet i lirë dhe i pavarur.Libani është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, dhe ka nënshkruar shumë prej marrëveshjeve për të drejtat e njeriut, dhe ka përkrahur gjithmonë të drejtat e njeriut për liri dhe pavarësi” shkruante ai.

Ndërkohë, Abdelkarim Kassem Al Arnaout , ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, se në Liban hapet i pari Muze për Kulturën Arnaute - Shqipetare në Lindjen e Mesme

Cezar Ndreu, thotë se ai ka mësuar se Abdelkarim Kassem Al Arnaout, është një shqipëtarë i vjetër, me banim në Liban, familja e tij, është larguar nga viset shqiptare në fillim Shekullin e 18 -të, në kohën e Mehmet Ali Pashës, dhe si shumë familje të tjera arnautesh, shqiptar ai dhe ata kurrë nuk i haruan rrënjët Arbërore.

Sipas Ndreut, “Abdelkarim Kassem Al Arnaout është krenar për origjinën e vet shqiptare. Ai dhe komuniteti Arnaut - Shqiptar në lindjen e mesme këto ditë pa ndihmën e shteteve përkatëse, dy shteteve shqiptare Shqiperiës dhe Kosovës, kan bër të mundur të hapin Muzeun e kulturës Arnaute - Shqiptare, në Libanin e largët, Lindjen e Mesme”.

Më tej Ndreu spejgon se në këto vende të Lindjes së Mesme, janë akoma rrënjët e familjeve të emigruara, qysh në kohën e Vaso Shkodranit, Governorit shqiptar në Liban , po aty janë eshtrat e rilindasit të madh shkodran Filip Shirokës, thotë ai.

Në shënimin e tij - zoti Ndreu, ka shënuar se “nga aty dolën vargjet monumentale “Vlutro Dallandyshe” dhe po Bejrut - Liban, Vaso Shkodrani shkruajti vargjet “Po sot Shqipni pa m'thuje si je,”

Ndërsa sugjeron se :”Është me interes kombëtar që shteti shqiptar kur mos të harrojë degët e diasporave me të vjetra shqiptare , si ato të Egjiptit , Rumanisë, Bullgarisë, Libanit, Sirisë, e vendeve të tjera në Lindjen e Mesme, sepse, sipas Kryetarit të Lidhjes Arnaute zotit Abdelkarim, Lindjen e Mesme, thuhet se jetojnë mbi 5 milion arnaut, të cilët jan shqiptar këta të larguar ndër shekuj”.

Urime suksese në punën tuaj fisnike patriotike z.Abdelkarim Kassem Al Arnaout dhe komunitetit Arnaut - Shqiptar kudo që ndodhen ! Long live Albanian soul! Rrofshin të gjithë Shqiptarët! përfundon shënimi në rrjetin social Facebook, nga Cezar Ndreu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat