Ju dha lamtumira e fundit Agron Bajramit, një strateg i valles në mërgatë

Diaspora

Ju dha lamtumira e fundit Agron Bajramit, një strateg i valles në mërgatë

Nga: Shefqet Cakolli Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:45
Ju dha Lamtumira e fundit Agron Bajramit, një strateg i valles në mërgatë

Sotë në përcjellëse të mijra bashkatdhetarëve dhe një numer të konsiderushëm të zviceranëve, i dhanë lamtumirën e fundit, vallëtarit në Ansamblin e kombëtar Kosovës „Shota“,  koreografit – mjeshtit të valles, luftëtarit të lirisë të UçK-ës, kameramanit, artit piroteknik, dhe në veqanti  themeluesit të Shkollës Shqipëtare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër, dhe veprimëtarit të qështjes sonë kombëtare,  tashmë të ndjerin Agron Bajrami.

E gjithë ceremonia kishte rrjedhur sipas orarit dhe kohës së caktuar, duke fillua nga ora 08:00 e mëngjesit filluan të grumbulloheshin njerëzit  dhe deri në ora 10:00,  vijuan me homazhe të bashkëatdhetarëve tanë por jo vetëm kaq, aty kishin ardhë edhe thuaja se të gjitha shoqërit kulturore, grupet amatore të profileve të ndryshme, duke fillua nga vallëtarë, koreograf, këngëtar, artist, poet e shkrimëtar, mediat e ndryshme dhe aktivist të qështjes sonë kombëtare, por edhe përfaqësues të partive politike që veprojnë në diasporë, duke përfëshirë këtu nga Zvicra thuaja se nga të gjitha kantonet, nga Gjermania, nga Belgjika, nga Franca, etj, për ti dhënë lamtumirën e fundit këtij punëtori të madhë të valles, që nuk diti të ndalet asnjëherë deri sa e mori sëmundja e rëndë dhe fatale për te, por edhe për mërgatën e popullin tnë në përgjithësi, edhe pse do ishte shumë i nevojshëm edhe më tutje në pasurimin e vlerave tona kombëtare sidomos në diasporë.

Pas ceremonisë së homazheve që vinin nga të katër anët e Zvicrës, dhe që me dinjitet përuleshin te arkivoli i tij, me respektin më të madhë, ku shumica prej tyre dilnin me lotë në sy, për një veprimëtar kaq të dalluar në mërgatë, dhe që ishin të organizuar edhe në grupe, sidomos shoqërit dhe ansamblet si motra, shumica edhe me kurora lulesh me mbishkrimet e secilës shoqëri apo grup,  për ti dhënë lamtumirën me dinjitet së pari vet Agron Bajramit, por edhe Shkollës Shqipëtare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër, për të cilin punoj tash e 25 vite.

Pas homazheve ashtu si ishte planifikua, dhe me një dinjitet të masës së gjërë duke mbajt rregullë dhe respekt për çdo rend të varrezave të qytetit të Aaraut, në Rosengartenweg 1, ku edhe u varros Agron Bajrami me amanetin e tij, duke e përcjellë muzika po ashtu e amanetit të tij, me kabat e mjeshtit të madhe të klarinetit  Laver Bariut i cili ka lënë po ashtu gjurmë të thella në shpirtin e vet Agron Bajramit, për të cilin edhe është përcaktua në përcjellëjen e fundit me melosin e tij.

Më pas pran varrit të Agron Bajramit ishin tubua, së pari familjarët, vallëtarët e SH.SH.V „Shota“  dhe thuaja se gjithë pjesëmarrësit, për të thënë edhe një fjalë rasti nga Ibish Neziri, një njohës i mirë i veprës dhe punës së Agronit, ku mes të pranishmëve ndër të tjera tha:

„Ti Agron po ikë nga ne! Po ikë pasi e kreve misionin si ushtari në betejë. Po ik, por na ke lënë një peng në shpirt, sepse nuk ta kemi dhënë vendin që e ke merituar.  

Për të vazhdu edhe për një krahasim që bëri ai me figurat e valles dhe korografëve tanë më të shquar. Ai më tej theksoj:

„Nuk po e besojmë sepse gjithmonë kemi qenë të bindur se nëse Tirana e kishte Besim Zekthin e Rexhep Çelikun e Prishtina Marsel Tupecin, ne, mërgata Shqiptare në Zvicër dhe në gjithë Evropën të kishim ty Agron. Për ne ti ishe edhe Besim Zekth edhe Rexhep Çelik, edhe Marsel Tupec, e pse jo edhe Panajot Kanaç. Dhe i tillë do të mbetesh përherë në kujtesën tonë!“

Pas fjalës së rastit, në emër të familjes foli edhe Mustaf Xhemajli, edhe pse kryen funksionin e këshillëtarit Ministër në Ambasadën Kosovës në Zvicër, nuk u vrejtën përfaqësuesit  tjerë të shtetit të Kosovës, për të cilin Agron Bajrami dha aq shumë.

Më pas masa e gjërë duke u përshëndetur një nga një dhe grupe grupe, dhe duke hedhur lule mbi varrin e tij, shumica nga ta edhe të përlotur, ngushllonin familjarët që ishin radhitur si në traditat tona për raste të tilla, dhe të përshkonte përshtypje se jemi në një varrim diku në trojet tona, bile edhe përgjegjësi zviceran i varrezave ishte tejet i habitur me numrin dhe dinjitetin e qëndrimit të masës së gjërë në raste të tilla, prej nga lam një përshtypje se Agron Bajrami e kishte meritua një dinjitet të tillë, edhe para zviceranëve.

Aarau, 16 mars 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat