Dy plumba të riut shqiptar, arrestohet autori

Diaspora

Dy plumba të riut shqiptar, arrestohet autori

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 26-vjeçar italian është arrestuar për plagosjen me armë zjarri të një të riu shqiptar në Buscate (komunë në Milano) të Italisë.

Sipas raportimeve të medieve italiane në pranga është vënë Francesco Barletta, për lëndime të rënda dhe armëmbajtje pa leje.

Plagosja ka ndodhur më 10 Mars. 19-vjeccari shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje për motive pronësie mes familjes së 26-vjeçarit dhe një tjetër familjeje.

Por, qëllimi i mirë i shqiptar duket se është keqkuptuar. Në një moment, 26-vjeccari ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Një nga plumbat ka prekur në këmbë të riun shqiptar i cili iu nënshtrua më pas një ndërhyrje kirurgjikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat