Aksident tragjik në Austri, shqiptari në gjendje kritike

Diaspora

Aksident tragjik në Austri, shqiptari në gjendje kritike

Më: 25 mars 2018 Në ora: 11:58
ilustrim

Një shqiptar 50-vjeçar është aksidentuar duke drejtuar kamionin e tij rreth orës 06:40, në drejtim të Linzit në rrugën B124.

Sipas mediave austriake ai është përplasur me një maune duke goditur rimorkion e saj.

Si pasojë, shqiptari 50-vjeçar është plagosur rëndë, megjithatë nuk jepen detaje të tjera në lidhje me shëndetin e tij, shkruan “Regio News”.

Ai menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin e Linzit.

Kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme. Nga ana tjetër, rimorkioja e maunës është dëmtuar pjesërisht. Policia austriake po punon për zbardhjen e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat