Goditet banda italo - shqiptare e trafikut të kokainës, prangosen shqiptaret, ja emrat

Diaspora

Goditet banda italo - shqiptare e trafikut të kokainës, prangosen shqiptaret, ja emrat

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:26
Kokaine

Eshtë goditur një rast tjeter i trafikut të kokainës në Itali. Policia financiare e ketij vendi në qytetin e Romës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të së martës peracionin "Biznes familjar" i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale italo-shqiptare që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë - Italisë dhe Belgjikës. 

Në pranga janë vënë 7 persona; shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Bosi kryesor i kësaj organizate trafikantësh dyshohet se ishte shqiptari Aleks Boci i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një "dalje të sigurt" doganore përmes bashkëpunëtorëve të tyre.

Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.

Hetimet e operacionit kanë dokumentuar rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi të saj nga Amerika e Jugut e vetëm 9 kg prej tyre janë mundur të sekuestrohen.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu një përfitmi prej 1 milionë e 600 mijë euro të kësaj organizate kriminale, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Sipas hetimeve të investigatorëve italianë, një sasi e drogës ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat