Femrat shqiptare të dhunës seksuale nga forcat serbe, nuk bën të mbesin në fatin tragjik të tyre

Diaspora

Femrat shqiptare të dhunës seksuale nga forcat serbe, nuk bën të mbesin në fatin tragjik të tyre

Nga: Harry Bajraktari Më: 18 prill 2018 Në ora: 07:19
Harry Bajraktari

Në organizim të sociologes dhe gazetares Anna Di Lellio, e në bashkëpunim me profesorin e njohur Michael Williams, këto ditë në një sallë të  "New York University", u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për ty”, i cili u kushtohet grave viktima të dhunës seksuale nga paramilitarët, ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998-1999. Ky dokumentar, para se të vinte në New York, u shfaq në Prishtinë, Tiranë, Washington D.C, dhe në disa qendra të tjera të rëndësishme jashtë Kosovës për të treguar egërsinë se çka ndodhi me dhunën seksuale, të femrave shqiptare në Kosovë, nga forcat serbe.

Skenat që i pashë në këtë film dokumentar janë shqetësuese, se si ka përfunduar fati tragjik i mijëra e mijëra grave e vajzave shqiptare në duart e dhunës seksuale të kriminelëve serbë gjatë luftës dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Numri i grave të dhunuara kap shifrën mbi 20.000 por fatkeqësisht  edhe pas 19 vjetësh të përfundimit të saj, ende nuk kemi një identifikim të saktë të kësaj dhune seksuale që u ushtrua ndaj grave e vajzave të pafajshme. Kjo dhunë seksuale, antinjerëzore, antihumane është bërë në mënyrat më barbare, duke i dhunuar ato para fëmijëve në shtëpitë e tyre, në rrugë gjatë dëbimit dhe në bodrumet e errta të shtëpive të braktisura.

Të mbijetuarat e dhunës seksuale, edhe pas 19 vjetësh, kanë mbetur në heshtje, të patrajtuara dhe të paintegruara në shoqëri, së pari nga administrata e Kombeve të Bashkuara që në Kosovë veproi e para pas lufte, me emrin UNMIK, pastaj nga qeveritë tona dhe organizatat përkatëse që do të duhej të merreshin me këtë problematikë kaq të rëndë.

Këto vajza e gra të dhunuara, për shkak të ndjeshmërisë së madhe, kanë heshtur nga turpi, nga traumat dhe nga thyerja e thellë shpirtërore që u ka ndodhur. Kanë mbetur pa zë për ta ruajtur integritetin dhe qetësinë familjare. Një numër ka pësuar edhe nga bashkëshortët e tyre, duke i larguar ato nga shtëpia për shkak të tragjedisë që, pa fajin e tyre, u ka ndodhur dhuna seksuale serbe. Ndaj grave dhe vajzave të dhunuara nuk ka ndodhur vetëm një e keqe fatale, dhunim seksual, por këto janë përballë edhe më probleme tjera të rënda në familje dhe në mesin ku ato jetojnë. 

Keto gra dhe vajza jane te mbijetuarat e përdhunimeve të kohës se luftës barbare, qe u ushtrua nga forcat serbe. Keto gra dhe vajza kane mbajtur nje peshe te rende mbi supet e tyre gjate gjithe ketyre 19 viteve, jo vetem nga mospersekutimi i mostrave qe ushtruan kete dhune ndaj tyre por edhe nga vuajtja ne heshtje. Nga heshtja dhe vuajta shpirterore dhe nga sakrificat e tyre qe vazhduan te bejne edhe pas luftes, si veteflijim ndaj dashurise qe kane drejt familjes, qe eshte nje nga vlerat me te medha te grave e vajzave shqiptare. Jane keto gra dhe vajza qe me ne fund meritojn ti degjohet zeri, te ndihmohen, te perkrahen dhe te integrohen ne shoqeri sic e permbenda dhe me siper.  Rastes e dhunes seksuale ndaj luftes nga forcat serbe nuk janë vetëm të nën-raportuar, por edhe të nenpenalizuar nga drejtesia.

“Shumica e përdhunuesve të luftës ende janë të lirë, mijëra viktima jetojnë në izolim - të burgosur nga turpi, diskriminimi dhe frika. Viktimat e përdhunimit të luftës në Kosovë, nuk duhej të jetonin në kushte të tilla për shumë vite pas luftës", theksoi Atifete Jahjaga, ish presidentja e Kosovës, ku u paraqit ky dokumentar në New York.

Institucionet e Kosovës, dhunën dhe abuzimin seksuale të grave dhe vajzave, pothuajse e kanë lënë në mëshirën e vetë fatit tragjik të tyre. Kjo është për keqardhje. Shteti ynë e ka për detyrë të merret intensivisht me këtë çështje të rëndë dhe, gratë e vajzat e mbijetuara nga dhuna seksuale serbe, të trajtohen, të ndihmohen dhe t'u bëhet i mundshëm integrimi në shoqëri. Duhet të trokitet në gjitha dyert që kjo mizori e dhunës seksuale serbe të bëhet e njohur në gjithë botën. Dhunuesit dhe abuzuesit seksualë sot lëvizin lirshëm dhe për ta s' ka ndodhur asnjë dënim dhe asnjë proces gjyqësor. 

Është e turpshme që, për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB, kjo organizatë botërore të mos e thotë asnjë fjalë për dhunimet masive që janë bërë ndaj vajzave dhe grave shqiptare në Kosovë nga forcat serbe. Pra, edhe pas 19 vjetësh kemi një heshtje totale të kësaj organizate. Shumë dokumenta për dhunën seksuale ndaj vajzave dhe grave shqiptare i janë dorëzuar UNMIK-ut që vepronte në Kosovë, por, për çudi deri sot ato kanë mbetur të ngujuara nëpër zyret e OKB-së. 

Atifete Jahjaga, ish presidentja e Kosovës, është duke bërë përpjekje që kësaj problematike t' i shkohet më tej dhe të gjenden aktorët e dhunës seksuale serbe ndaj vajzave dhe nënave shqiptare.

Në këtë kontekst duhet parë dhe qeverine Haradinaj, e cila është e përkushtuar në këtë drejtim.

 Prokurori i shtetit të Kosovës duhet të jetë maksimalisht i angazhur që të përgatis fletë arrestimet për dhunuesit, dhe kur Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, ata të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë për veprat e turpshme të kryera. Kriminelët e këtyre krimeve duhet të gjykohen në Kosovë, e jo jashtë saj. 

Të mbijetuarat e dhunës duan drejtësi dhe drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt për to!

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat